Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka premtuar 500 milionë euro shtesë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Ai beson se do të arrihet një marrëveshje në ditët në vijim për një embargo ndaj naftës ruse, raporton skynews.

Spanjolli deklaroi se mbështetja ushtarake do të ishte për armë të rënda si tanke dhe artileri ndërsa ndihma e fundit do të thotë se komuniteti evropian deri më tani ka ndarë dy miliardë euro për shtetin ukrainas.

“(Do të jetë) më shumë presion ndaj Rusisë me sanksione ekonomike dhe vazhdimin e izolimit ndërkombëtar të Rusisë”, tha ai.

Në lidhje me embargon e mundshme të naftës, ai tha se “jam i sigurt se do të kemi një marrëveshje. Na duhet dhe do ta kemi. Duhet të heqim qafe varësinë nga nafta ruse. Nëse nuk ka marrëveshje në nivelin e ambasadorëve, atëherë të hënën ministrat kur të mblidhen duhet të japin shtysën politike”.

Ndryshe, Hungaria është vendi kryesor i BE-së që po kundërshton embargon ndaj naftës ruse pasi që ka varësi të madhe ndaj saj dhe kryesisht e importon nga Rusia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Hisni Shaqiri nesër provomon librin “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë”

Nesër do të promovohet libri “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë”, e autorit…

Gjermania ndalon hyrjen e pasagjerëve britanikë në BE?

Gjermania do të përpiqet të ndalojë hyrjen e pasagjerëve britanikë në Bashkimin…

Statistika përgatit metodologjinë e regjistrimit, do të angazhohen rreth 6 mijë persona

Enti Shtetëror i Statistikës do të përmbyll së shpejti përgatitjen e Metodologjisë…

Pandemia varfëron rreth 100 milionë njerëz, miliarderët i bëri edhe më të pasur

Banka Botërore vlerëson se rreth 97 milionë njerëz në të gjithë globin…

KS së OKB-së, OBI dhe Unioni Ndërparlamentar Arab, mbledhje urgjente pas sulmeve të Izraelit

Këshilli i Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI)…