Të paktën 8 shtete anëtare të BE-së janë në favor të bllokut evropian për të vendosur masa ndëshkuese kundër Serbisë, pasi besojnë se ka prova të mjaftueshme për të lidhur përfshirjen e shtetit serb në “sulmin terrorist” e grupit të armatosur kundër policisë së Kosovës të dielën me 24 shtator.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së në Bruksel, në takimin e të martës më 26 shtator, të përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare në Bruksel, të kryesuar nga zyrtarë të shërbimit të jashtëm të BE-së, diplomatët e Holandës, Belgjikës, Finlandës, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Republika Çeke dhe Polonia kanë thënë se BE-ja duhet të marrë në konsideratë “masa kundër Serbisë”.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se blloku është duke pritur një hetim të plotë rreth sulmit që ndodhi të dielën në Banjskë të Zveçanit. Në një konferencë për shtyp, ai ka theksuar se BE-ja nuk merr qëndrim politik para se të ketë një vlerësim të duhur të situatës së përgjithshme.

Sipas tij, mënyra se si funksionon BE-ja është se nuk komenton çdo emër apo term në një situatë të vazhdueshme. “BE-ja, kur bëhet fjalë për sulmet terroriste siç kemi parë të dielën, pret hetimin e duhur dhe më pas bën gjykime dhe merr hapa”, ka shtuar Stano. Deri tani Bashkimi Evropian është mjaftuar me kritikat ndaj Serbisë lidhur me shpalljen e ditës së zisë për sulmuesit e vrarë në veri të Kosovës më 24 Shtator.

Për zëdhënësin e Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për gazetarët se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”. Në zyrat e BE-së në Prishtinë flamuri u ul në gjysmështizë të hënën – pasi në Kosovë ishte ditë zie – për të nderuar policin e vrarë të Kosovës, Afrim Bunjaku, por nuk ka vepruar kështu kur në Serbi u shpall ditë zie.

Edhe Shqipëria nuk e dha votën pro një deklarate të cilën Bashkimi Europian përgatiti për çështjen e dialogut Prishtinë-Beograd. Madje kryeministri Rama propozoi që dialogu Kosovë-Serbi të zhvendoset nga zyrat e Brukselit drejt një formati të ri me bisedime të pandërprera, në një konferencë të nivelit më të lartë ndërkombëtar. Shqipëria po ashtu propozoi që KFOR-i të marrë tashmë nën kontroll veriun e Kosovës ku ndodhet kufiri që e ndan atë me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Severe Weather paralajmëron shtetet e Gadishullit Ballkanik

Severe Weather, agjencia meteorologjike ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm për…

Udhëheqësit e Azisë Juglindore takim në Uashington më 12-13 maj

Presidenti Joe Biden do të presë udhëheqësit e Shoqatës së Vendeve të…

Nderohet njeriu që u hodh nga ura për të shpëtuar një vajzë dyvjeçare

Jonathan Bauer i cili u hodh nga një urë për të shpëtuar…

Adem Grabovcit i vërtetohet dënimi për rastin “Pronto”

Gjykata Supreme e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit ndaj Adem…

Njeriu më i afërt i Papës jep dorëheqje: Akuzohet për skandale financiare

Truproja më e afërt e Papës, ka dhënë dorëheqje pas disa skandaleve…