Ekzekutivi i Unionit do të ofrojë ndihmë edhe për fermerët e Ukrainës

Bashkimi Europian do të ofrojë 500 milionë Euro për të ndihmuar fermerët e vendeve të Unionit për të zbutur efektet e krizës në Ukrainë.

Konflikti midis Moskës dhe Kievit ka shkaktuar rritjen e çmimeve në rang global dhe rritje të kostove të prodhimit. Për të rritur kapacitetin e prodhimit bujqësor, Komisioni Europian propozoi që të lejohet përkohësisht kultivimi i çdo kulture për qëllime bujqësore në toka djerrë.

Komisioni beson se së bashku me eksportet nga India, do të  mbulojë nevojën e 20 milionë tonëve grurë që merrej normalisht nga Ukraina. Ekzekutivi i bllokut thotë se nuk ka rreziqe për sigurinë ushqimore, pasi Unioni është  vetë ekportues i drithërave. Vendet anëtare mund të shtojnë 1 miliard Euro të tjera në buxhetin e ndihmës. Nga ana tjetër një pjesë e ndihmës do të shkojë edhe për Ukrainën për të ndihmuar fermerët e saj të mbjellin fara misri dhe luledielli.

Ukraina është një nga eksportuesit kryesorë të  vajit të lulediellit, me mbi 50% të tregtisë botërore dhe prodhon sasi të konsiderueshme të grurit, elbit dhe misrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Abazoviq në cilësinë e qytetarit paraqitet në polici: Audio-regjistrimi ishte montazh klasike

Lideri i GP URA dhe zëvendëskryeministri. Dritan Abazoviq sot në cilësinë e…

Ekspert i huaj në krye të Prokurorisë Speciale në Maqedoninë e Veriut?!

Pas skandalit me rastin “Reket” dhe dyshimet për involvimin e kryeprokurores speciale,…

Ndërpritet procesi i numërimit në disa Bashki, komisionerët ‘sfidojnë’ Kreun e KQZ-së: Jemi lodhur!

Disa Bashki në vend është ndërprerë procesi i numërimit të votave, për…

Shoferët vdiqën të parët? Një grua me dy fëmijët u gjetë afër derës së autobusit

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës,…

Indi, shënohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19

India e cila është një nga vendet më të prekura nga COVID-19…