Parlamenti Evropian ka miratuar Rregulloren për Themelimin e IPA-së III nga e cila janë ndarë 14.2 miliardë euro për të ndihmuar vendet në zbatimin e reformave të lidhura me BE-në.

Sipas PE-së, fondi do të përdoret për të mbështetur shtatë vende në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE në miratimin e reformave të kërkuara për të qenë në përputhje me rregullat dhe vlerat e BE -së.

Vendet përfituese të këtij grandi janë Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia.

“Objektivi i përgjithshëm i IPA III është të mbështesë këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, juridike, administrative, sociale dhe ekonomike të kërkuara për të qenë në përputhje me vlerat e Bashkimit dhe për t’u përshtatur në mënyrë progresive me rregullat, standardet dhe politikat e BE -së ( acquis ‘)”, thotë PE.

Tutje thekon se ky fond mund të ndryshohet ose pezullohet nëse nuk shtetet e përmendura me lartë nuk i përmbahen respektimit te vlerave ‘themelore’ – demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…