Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ndalojnë retorikat nxitëse.

Në thirrjen e tyre thuhet se zyrtarët e lartë të të dyja shteteve do të mbajnë përgjegjësi për çdo përshkallëzim që çon në rritjen e tensioneve dhe potencialisht dhunës në rajon.

“Të gjitha çështjet e hapura do të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE pret që të dy liderët të diskutojnë për këto tema sfiduese në takimin e ardhshëm mes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që do të mbahet më 18 gusht në Bruksel”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse kërkon një klimë që kontribuon në rivendosjen e besimit, pajtimit dhe marrëdhënieve të mira.

“Arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kontekstin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja kërkon një klimë që kontribuon në rivendosjen e besimit, pajtimit dhe marrëdhënieve të mira, ku marrëveshjet e kaluara respektohen dhe zbatohen plotësisht”, thuhet tutje në njoftimin e BE-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

I dërguari i Mianmarit në Britani thotë se atasheu ushtarak ka ‘okupuar’ ambasadën

Ambasadori i Mianmarit në Londër ka kaluar natën në makinën e tij…

Sali Berisha nis mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herë, ish-kryeministri shqiptari Sali Berisha ka nisur…

Lufta në Ukrainë: Pse Zelensky shkarkoi prokurorin e përgjithshëm dhe shefin e sigurisë?

Ivan Bakanov (majtas) dhe Iryna Venediktova deri më tani nuk kanë komentuar…

Shqipëria pret Kazakistanin në një ndeshje që fitorja është e domosdoshme

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj njërën nga ndeshjet më të rëndësihme…

​Rama i drejtohet Zelenskyt: Historinë tuaj e kemi përjetuar

Kryeministri Edi Rama, pas fjalës së presidentit ukrainas Volodimir Zelensky në Kuvend,…