Bashkimi Evropian tha se është i gatshëm që të ndërmjetësojë diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se dialogu i ndërmjetësuar nga blloku evropian është forumi ku duhet të diskohet për këtë çështje.

“Kemi vënë re deklaratat e bëra nga kryeministri Kurti lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë gjatë seancës plenare të 2 shkurtit. Forumi për të diskutuar themelimin e Asociacionit, si dhe çdo propozimi tjetër që dy palët mund të kenë, është brenda dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet për Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, tha Stano për REL.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kundërshton një asociacion njëetnik, me kompetenca ekzekutive.

Më 2 shkurt, ai ka paraqitur gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit.

Sipas Kurtit, Asociacioni nuk mund të jetë njëetnik, ai duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, të ketë një emër tjetër dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive, të ketë të përfshirë parimin e reciprocitetit mes shteteve sa i përket të drejtave të pakicave kombëtare, bazuar në modelet evropiane.

Kurti ka kërkuar që të shuhen strukturat ilegale në veri dhe të bëhet dorëzimi i armëve, si dhe Serbia të tërheqë letrat dërguar pesë shteteve mosnjohëse të BE-së për mospranimin e Kosovës në bllokun evropian. Kurti po ashtu ka kushtëzuar themelimin e Asociacionit edhe me përfshirjen e tij në një marrëveshje eventuale finale me Serbinë, dhe të zbatohet pas njohjes së ndërsjellë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubin Potok dhe…

BE ka identifikuar informacione të rrejshme për Covid-19 që vijnë nga Rusia

Bashkimi Evropian ka identifikuar informacione për koronavirus që vijnë nga Rusia, deklaroi…

90 të vdekur dhe 150 të plagosur nga eksplodimi në Aeroportin e Kabulit, në mesin e viktimave 13 ushtarë të SHBA-së

Dy bomba të fuqishme kanë goditur perimetrin e Aeroportit Ndërkombëtar “Hamid Karzai”…

Në mungesë të Gruevskit, Ahmeti i gjuan penalltitë!

Projekti “Ndërtojmë 145 salla sportive në shkolla” ishte meritë e VMRO-DPMNE-së, edhe…

FSK fillon me operacionet e deminimit, në fokus katër lokacione

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se njësitet e FSK-së kanë…