Bashkimi Evropian do të pezullojë trajtimin e privilegjuar tregtar dhe ekonomik të Moskës, do të frenojë përdorimin e saj të kriptovalutave dhe do të ndalojë eksportin e mallrave luksoze evropiane në Rusi dhe importin e produkteve të hekurit dhe çelikut nga ky vend, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Masat e reja do të futen si paketa e katërt e sanksioneve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe veprimet do të koordinohen me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të Grupit të Shtatë (G7).

Von der Leyen tha se BE-ja do të prezantojë një paketë të katërt masash, të shtunën, më 12 mars, për të izoluar edhe më tej Rusinë dhe për të shkurtuar burimet që Moska sipas saj po përdorte për të financuar luftën në Ukrainë.

Ajo theksoi se të drejtat e Rusisë për të drejtuar institucionet shumëpalëshe, si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore, do të pezullohen.

BE-ja, së bashku me aleatët e tjerë perëndimorë si Shtetet e Bashkuara, do të shfuqizojnë statusin tregtar më të favorshëm të Rusisë, duke i hapur rrugën ndalimeve dhe vendosjes së tarifave ndëshkuese ndaj mallrave ruse, duke e vendosur Rusinë në të njëjtin status si Koreja e Veriut apo Irani.

Hapi i parë është ndalimi i importit të produkteve të hekurit dhe çelikut.

Bashkimi Evropian do të ndalojë veçanërisht eksportin e mallrave luksoze evropiane në Rusi, dhe përmes këtij vendimi, BE-ja synon t’i godasë elitat ruse.

Përveç kësaj, BE-ja do të ndalojë investimet evropiane në sektorin energjetik rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Arsovska kryeson kundër Shilegovit me 7.800 vota

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bashkinë e Shkupit shkojnë…

Gjykata e Apelit Shkup i anuloi seancat publike dhe debatet e caktuara për muajin e ardhshëm

Seancat publike dhe debatet para Gjykatës së Apelit Shkup, të cilat janë…

Geci: Thaçi u financua nga Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi për vrasjen e aktivistëve të LDK-së

Një akuzë e rëndë publike ka ardhur nga Halil Geci, i cili…

Nesër zgjedhjet në Shqipëri, ambasada e SHBA: Do të jemi në të gjithë vendin duke vëzhguar

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se nesër, në ditën e zgjedhjeve,…

Rrahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të shtëna në ajër

Në Gostivar pas mesnate ka pasur rrahje mes dy grupeve, ndërsa përleshja…