Bashkimi Evropian u dakordua paraprakisht të enjten, për vendosjen e një kufiri të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën detare ruse – një ide e vendeve të G7-ës.

Kjo marrëveshje ende nuk është miratuar nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Poloni kishte insistuar për të shënuar një çmim sa më të ulët për një fuçi të tillë që të ruse, raporton Retures.

Vendet e BE-së kanë diskutuar për ditë të tëra mbi detajet e kufirit të çmimit, i cili synon të ulë të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës, ndërsa parandalon një rritje të çmimeve globale të naftës pasi një embargo e BE-së ndaj naftës së papërpunuar ruse hyn në fuqi më 5 dhjetor.

Kjo do t’i lejojë vendet të vazhdojnë importimin e naftës së papërpunuar ruse duke përdorur sigurimet Perëndimore dhe shërbimet detare për sa kohë që nuk paguajnë më shumë për fuçi se kufiri i rënë dakord.

Propozimi fillestar i G7-ës javën e kaluar ishte për një kufi çmimi prej 65-70 dollarë për fuçi pa asnjë mekanizëm rregullimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shefi i NATO-s, Stoltenberg, propozon reforma

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të paraqesë të mërkurën…

​Pozitë dhe opozitë: UNMIK-u nuk duhet të jetë më në Kosovë, i ka skaduar mandati

Partitë politike në Kosovë po përkrahin thirrjen e ministressë Punëve të Jashtme,…

ASH-ja ka dorëzuar kallëzim për dyshime për korrupsion kundër Nazim Bushit

Sot Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e…

Mehaj përkujton ushtarët e rënë të NATO-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar të gjithë ushtarët e NATO-s…

Më 14 shtator seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Gjykata Speciale ka caktuar seancën e radhës përgatitore në çështjen kundër Hashim…