Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës dhe autoriteteve të saj për t’i dhënë presidentit rus Vladimir Putin ‘Urdhrin e Republikës Sërpska’, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

“Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Sërpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha zëdhënësi i BE-së në një konferencë të rregullt për shtyp.

Stano ka kujtuar se presidenti rus është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm në Ukrainë dhe se civilët ukrainas po vriten dhe po shkatërrohet infrastruktura civile ukrainase.

Presidenti i entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ndau çmimin me 8 janar për siç u tha “kujdesin patriotik dhe dashurinë [e Putinit] për Republikës Sërpska”.

Autoritetet e Republikës Sërpska festojnë 9 janarin, datën kur në Sarajevë në vitin 1992 Kuvendi i atëhershëm i Popullit Serb, miratoi Deklaratën për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb të Bosnje e Hercegovinës si entitet i pavarur brenda Bosnjë-Hercegovinës.

Qëllimi ishte që ajo pjesë e Bosnjë-Hercegovinës t’i aneksohej Jugosllavisë, e cila në atë kohë po shpërbëhej. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Politika të mbajë duart larg vetiung-ut në polici

Ministria e Brendshme tashmë ka filluar procedurën e  vetingut apo të verifikimit…

Shokon Johnsoni: Rusia planifikon luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945

Provat sugjerojnë se Rusia po planifikon “luftën më të madhe në Evropë…

Jordan Kamçev sot ka dëshmuar për rastin “Haraçi”

Biznesmeni Jordan Kamçev, këtë mëngjes ka dhënë dëshmi në Prokurorinë për Ndjekjen…

Hajnat vjedhin stoli ari, raportohet për të shtëna me armë

Një person nga Ferizaj kishte raportuar në polici se dy persona të…

Albright flet për Specialen, ka një mesazh për Kosovën

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright, në konferencën e sotme të Komitetit…