Bashkimi Evropian njoftoi ditën e sotme se ka miratuar 500 milionë euro shtesë (510 milionë dollarë) ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Këto masa ndihme nën Fondin Evropian të Paqes (EPF) synojnë të rrisin mbështetjen e BE-së për aftësitë dhe qëndrueshmërinë e Forcave të Armatosura të Ukrainës, për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe mbrojtjen e popullatës civile kundër agresioni i vazhdueshëm ushtarak rus”, thuhet në një deklaratë të Këshillit Evropian.

500 milionë euro shtesë e sjellin paketën totale të ndihmës ushtarake të BE-së për Ukrainën në 2.5 miliardë euro (2.55 miliardë dollarë), sipas Këshillit.

“BE mbetet e fokusuar dhe e palëkundur në mbështetjen e saj për Ukrainën në luftën e saj për liri dhe pavarësi. Ukraina ka nevojë për më shumë armë; ne do t’i ofrojmë ato. Në këtë kontekst, vendet anëtare të BE-së ranë dakord të mobilizojnë një këst të pestë të ndihmës ushtarake prej 500 milionë euro, duke e bërë këtë një total prej 2.5 miliardë eurosh pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës,” u shpreh  Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet dhe Politikat e Sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Grafa etnike në letërnjoftime, në harresë!

Grafa etnike në letërnjoftime mbetet në qorr sokak. Prej muajsh nuk ka…

Zbardhet grabitja e madhe, arrestohen tre persona në Shkup

Policia ka arrestuar tre persona nga Manastiri të cilët kanë tentuar të…

Bota reagon ndaj mohimit të krimeve nga ana e Serbisë, këta të fundit hedhin fajin tek dialogu

Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë lidhur me ngjarjet e vitit 1999,…

Biden: Do të sigurohemi që Ukraina të ketë armë të mbrohet nga forcat pushtuese ruse, do t’ju ofrojmë edhe para e ushqim

Presidenti amerikan në një postim të bërë në llogarinë e tij në…

Biden paralajmeron presidentin rus Putin

Vetëm një ditë para takimit në Gjenevë, presidenti i shteteve të bashkuara,…