Bashkimi Evropian ka miratuar paketën e dhjetë të sanksioneve ndaj Rusisë në përvjetorin e parë të pushtimit të Ukrainës.

Kështu ka njoftuar sonte përmes rrjeteve sociale presidenca suedeze e BE-së.

“Së bashku, vendet anëtare të BE-së kanë vendosur sanksionet më të forta dhe më të gjera ndonjëherë për të ndihmuar Ukrainën të fitojë luftën”, shkruan në deklaratën e presidencës suedeze.

“BE qëndron e bashkuar me Ukrainën dhe popullin ukrainas. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, për aq kohë sa të duhet”, shkruan më tutje në njoftim.

Paketa përfshin kufizime më të mëdha të eksportimit të mallrave për përdorim të dyfishtë, si dhe masa kundër subjekteve që mbështesin luftën, përhapin propagandë ose dërgojnë dronë në Rusi.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tabaku për integrimin në BE: Të mos ndahemi nga Maqedonia e Veriut

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një deklaratë për mediat ka folur…

Kurti: Përmes zhvillimit të qeverisjes elektronike po synojmë rritjen e transparencës

Sot është mbajtur takimi i parë i Komisionit për Transformim Digjital. Digjitalizimi…

Shtëpitë të kthyera përmbys ndërsa tornadot me shpejtësi mbi 160 kmh godasin Floridan

Florida u godit nga katër tornado të dielën në mëngjes, që lanë…

Një aeroplan që po fluturonte nga Serbia në Jordani rrëzohet në Greqi – mediat serbe thonë se ishte i mbushur me municione dhe eksploziv

Një aeroplan mallrash u rrëzua pranë qytetit të Kavalës në Greqinë veriore…