Bashkimi Evropian ka thirrur të dërguarin e Rusisë në bllok për të protestuar kundër aneksimit të paligjshëm të rajoneve Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia të Ukrainës.

Shërbimi diplomatik i BE-së tha se BE-ja nuk e njeh dhe nuk do ta njohë kurrë këtë aneksim të paligjshëm nga Rusia, shkruan Skynews.

“Këto vendime të Rusisë janë të pavlefshme dhe nuk mund të prodhojnë asnjë efekt juridik”.

Më herët, Dhoma e Lartë e Parlamentit rus votoi për miratimin e inkorporimit të rajoneve teksa Moska nuk ka kontroll të plotë të asnjë prej zonave që tani pretendon si të sajat.

Forcat e saj kontrollojnë rreth 60% të Donetsk dhe 70% të Zaporizhzhia.

Përparimet e fundit të Ukrainës kanë shtyrë gjithashtu vijat e frontit në Luhansk – një rajon mbi të cilin forcat ruse pretenduan kontroll të plotë në korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Dyshohet për eksploziv në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Në stacionin e autobusëve në Prishtinë dyshohet se është gjetur eksploziv. Policia…

Samiti virtual i Parisit për dialogun Kosovë-Serbi nis në orën 10:30

Sot do të mbahet Samiti i Parisit, për t’i dhënë mbështetje politike…

Lajçak pas takimit me Kurtin: U pajtuam që takimet mund të ndodhin në baza mujore

Ka përfunduar takimi mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav…

Rriten çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së…

Sllovakia mund t’i dërgojë aeroplanë të prodhimit sovjetik Ukrainës

Sllovakia do të konsiderojë dërgimin e aeroplanëve luftarakë MiG-29 të prodhimit sovjetik…