Komisioni Evropian e ka kryer disbursimin e mjeteve financiare në vlerën prej 67.5 milionë eurove si mbështetje për energji për Kosovën.

Siç thuhet në komunikatë, kjo është pagesa e transhit të parë të përkrahjes buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023, që në total kap vlerën prej 75 milionë eurove.

Mbështetja e BE-së e plotëson skemën e qeverisë për mbështetje të energjisë, e cila do të fillojë menjëherë zbatimin e këtyre masave:

i) mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për familjet më të cenueshme dhe më të pafavorizuara;

ii) stimulimi i kursimeve të energjisë nga konsumatorët familjarë;

iii) mbështetja e konsumatorëve individualë familjarë duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm përmes rritjes së efiçiencës energjetike të njësive të banimit dhe ndërtesave;

iv) mbështetja e konsumatorëve shtëpiak duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm në investimin në pajisje shtëpiake me efiçiencë energjetike dhe sisteme të energjisë së ripërtërishme;

v) stimulimi i kursimeve të energjisë nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.

Tutje në komunikatë thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të mbështesë qytetarët dhe të lehtësojë pasojat sociale dhe ekonomike për kategoritë më të prekura nga efektet e krizave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përmes dhe një politike të qëndrueshme dhe të besueshme në menaxhimin e financave publike.

Ky është kësti i parë i parave që Kosova i merr nga pakoja e BE-së për mbështetjen për energji për Ballkanin Perëndimor.

Pakoja është krijuar nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj për t’i ndihmuar rajonit që ta kapërcejë krizën energjetike dhe rritjen e madhe të çmimeve të energjisë që i ka shkaktuar agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës, thuhet tutje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ambsadat dhe organizatat ndërkombëtare do të informohen për rrënimin e shtetit të drejtës dhe pandëshkueshmërisë në shtet

Lëvizja Eco Guerilla dënon ashpër sulmin dhe kërcënimet që i janë bërë…

Katër persona janë ndaluar në Çair dhe Butel, janë gjetur armë dhe drogë

Policia mbrëmë nga ora 20:00 deri në 01:00 ndërmori masave të në…

Shpallet non-grata diplomati rus

Shkeli në mënyrë të përsëritur masat anti-covid Pavarësisht paralajmërimeve për të mos…

Ministrja gjermane e Drejtësisë: Nuk do të ketë vaksinim të përgjithshëm me detyrim

Numri në rritje i infeksioneve me korona ka ndezur një debat për…

Von der Leyen: Rusia duhet të paguajë një çmim të lartë për luftën në Ukrainë

Bashkimi Evropian ka propozuar këtë të premte paketën e re të sanksioneve…