Ministrat evropianë të financave kanë miratuar zyrtarisht një paketë të katërt sanksionesh që synojnë më shumë se 600 shtetas rusë, në atë që ministri francez i financave Bruno Le Maire e quajti një “vendim historik”.

Është “paketa më e shpejtë, më e fortë e sanksioneve e miratuar ndonjëherë nga Bashkimi Evropian në historinë e tij”, kanë thënë ministrat.

Emrat e individëve dhe subjekteve ruse të përfshirë në raundin e ri të sanksioneve nuk janë bërë të ditur.

“Do të keni një ndalim të ri për disa eksporte si mallra luksi”, tha Le Maire.

Sanksionet u zgjeruan për të përfshirë, “oligarkët kryesorë, lobistët dhe propaganduesit që shtyjnë narrativën e Kremlinit për situatën në Ukrainë, si dhe kompanitë kryesore në sektorët e aviacionit, ushtrisë, ndërtimit të anijeve dhe makineritë”, tha Këshilli Evropian në një deklaratë.

Kur u pyet nëse do të kishte sanksione të mëtejshme, Le Maire tha: “Unë mund t’ju konfirmoj atë që (presidenti francez) Emmanuel Macron tha javën e kaluar, se të gjitha opsionet mbeten në tryezë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Publikohet një pjesë e raportit të BE-së për Maqedoninë e Veriut: Kritikohet bllokada për fillimin e bisedimeve

Është publikuar një pjesë e raportit për Maqedoninë e Veriut i cili…

Rikthimi i kuvendit, LSDM-ja kërkon përgjigje me shkrim nga Xhaferi

LSDM-ja nuk do të heqë dorë nga nisma për rikthimin e Kuvendit…

Po të ishin libra të Bregoviqit!?

Absurde shqiptare Libraria ADRION e Tiranës refuzon në mënyrë “më kulturore” librat…

Aeroplani me udhëtarë kthehet në Stamboll, pasi që nuk ka mundur të aterojë në Shkup

Një aeroplan udhëtarësh nga Stambolli mbrëmë nuk ka mundur të aterojë në…

Tre viktima dhe 21 raste të reja me Covid-19, shërohen 38 persona

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë realizuar 279 teste,…