Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë e ka dënuar fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj patrullës së Policisë kufitare të Kosovës në komunën e Zubin Potokut mëngjesin e sotëm.

Përmes një reagimi në Twitter, nga kjo zyrë kanë thënë se Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës kundër policëve të saj është i papranueshëm.

“U bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të kryhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, thuhet në reagimin e tyre.

Katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë ndodhur në tri ditët e fundit në pjesën veriore të vendit, ku janë përdorur armë e mjete të ndryshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, njoftoi përmes në konference për media se në sulmin e parë kanë hasur në rrugë iriqë metalikë që shërbejnë për dëmtimin e gomave të automjeteve, në atë të dytin zyrtarët janë sulmuar me gurë, në sulmin e tretë kanë dëgjuar katër-pesë breshëri, diku rreth 30 fishekë, ndërsa në të katërtin janë përdorur granata dore dhe AK 47.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sigurohen ushqime dhe ujë për shtetasit maqedonas të bllokuar në kufirin Itali-Slloveni

Është siguruar ushqim dhe ujë për shoferët maqedonas të cilët kanë mbetur…

VMRO-ja kërkon zgjerimin e hetimit për rastin “Reket”

Partia e Mickoskit kërkon zgjerimin e hetimit për rastin “Reket” duke përfshirë…

Kurti për “Ballkanin e Hapur”: Hapje ndaj ndikimeve ruse e kineze, Serbia e Vuçiqi duhet të ballafaqohen me të kaluarën kriminale

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar takimin e tri shteteve fqinjë për “Mini…

Ulet çmimi i naftës

Karburantet nga mesnata e sotme do të lirohen. Tre denarë më pak…

Ambasada e SHBA-së ia uroi fitoren Pendarovskit

Ambasada e SHBA-së ia uroi fitoren Stevo Pendarovski për president të Republikës…