Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po bën përpjekje që të organizojë një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit, po bëhet përpjekje që të mbahet në në Bratisllavë të Sllovakisë.

Sipas REL, kjo është një ide dhe një përpjekje dhe se “ende nuk ka konfirmime nga palët se a janë të gatshme për një takim të tillë.

Kryeqyteti sllovak është përmendur si vend i mundshëm ku do të mund të takoheshin të dy bartësit e dialogut, për shkak se që të dy janë ftuar të marrin pjesë në konferencën për siguri globale, Globsec, që po zhvillohet në Sllovaki.

Kryeministri Kurti ka paralajmëruar se të martën pasdite do të marrë pjesë në një panel me temën: “E shkrirë – Ballkani Perëndimor dhe rruga drejt BE”-së.

Në të njëjtin panel, pjesëmarrës do të jetë edhe Lajçak, ish-presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe ish-kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.

Ndërkaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është paraparë të marrë pjesë në një panel të mërkurën, me temën: “Rruga e hapur – Ballkani Perëndimor kthehet në punë”. Në këtë panel do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Prania e Kurtit dhe Vuçiqit, si dhe e Lajçakut në këtë konferencë, është parë si mundësi që të organizohet një takim i përbashkët i tyre.

Për një takim të tillë, sipas burimeve diplomatike, Lajçak e ka edhe mbështetjen e disa prej shteteve më të rëndësishme perëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Aeroporti i Kukësit, fluturimi i parë më 18 Prill

Inaugurohet me një linjë direkte nga Londra Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed-Flatrat…

The Guardian: Tifozët e Serbisë ‘shfaqën slogane fashiste dhe kënduan për vrasjen e shqiptarëve’

Mediumi britanik “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të veçantë ndeshjes…

Erdogan: Tërmeti i sotëm, fatkeqësia më e madhe që nga viti 1939

Presidenti turk Rexep Tayyip Erdogan ka thënë se tërmeti i së hënës…

Konfirmohet edhe nga ministria e shëndetësisë: Ka vikima, por ende nuk dihet numri nga shpërthimi i zjarrit në Tetovë

Zjarri që ka shpërthyer në spitalin modular të Tetovës është serioz. Nga…

Digjen dy kamionë në veri të Mitrovicës

Persona të panjohur kanë djegur mbrëmë dy kamionë në Zubin Potok dhe…