Metodologjia e re e zgjerimit e propozuar nga Komisioni Europian do të diskutohet sot nga ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së. Në takim nuk pritet të ketë vendimmarrje pasi Komisioni nuk ka paraqitur ende raportet vlerësues. Ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth, tha para takimit metodologjia e re duhet të hapë pa vonesa negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Europian do të bisedojnë në Bruksel mbi metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga Komisioni Europian, por ata nuk pritet të marrin ndonjë vendim pasi ekzekutivi nuk ka përfunduar ende raportet vlerësuese për reformat e Shkupit dhe Tiranës.

Në rendin e ditës të Këshillit për Çështjet e Përgjithshme të BE-së janë parashikuar diskutime të zgjeruara për samitin e ardhshëm të liderëve dhe marrëveshjen e ardhshme të bllokut me Mbretërinë së Bashkuar.

Gjatë këtij takimi pritet të përsëritet se reforma e metodologjisë së pranimit duhet të zhvillohet paralelisht me hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ndërkohë raportet vlerësuese për të dy vendet duhet të publikohen javën e ardhshme, mes dy dhe pesë marsit.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar të gjitha kriteret formale, ndaj dhe autoritetet shpresojnë se ato do të merren parasysh në favor të fillimit të negociatave gjatë këtij viti.

Ministri gjerman i Shtetit për Europën Michael Roth, tha para takimit se metodologjia e re duhet të hapë pa vonesa negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Të dyja vendet si Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, që janë të vendosura të kalojnë të gjitha reformat e nevojshme do të mirëpriten për bisedimet e pranimit. Parashikueshmëria është thelbësore për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë me rajonin. Europa duhet të përmbushë angazhimet e saj”, shtoi Roth.

Mbetet e pasigurt si do të veprojnë Holanda, Danimarka dhe Franca, të cilat janë kundër zgjerimit. Holanda dhe Danimarka kanë veçanërisht rezerva ndaj Shqipërisë, por duke e pasur parasysh se Franca, por edhe vende të tjera, refuzojnë ndarjen të Shkupit dhe Tiranës, Haga dhe Kopenhaga nuk do të bllokojnë sërish procesin. Me rëndësi do të jetë vendimi i parlamentit holandez pas publikimit të raporteve vlerësues për përparimin e reformave. Në Bruksel, por edhe në Tiranë dhe Shkup ka më shumë optimizëm për fillimin e negociatave pasi kreu francez Emmanuel Macron tha se Parisi do ta heqë veton nëse raportet vlerësuese janë pozitive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…