Ndonëse realizimi i shumicës së projekteve zvarritet prej vitesh, BDI lavdërohet me arritjet në sferën e kulturës. Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri, gjatë prezantimit të programit për periudhën 2017-2020, si arritjen kryesore e cilëson rikonstruimin e Teatrit Shqiptar në Shkup. Në fakt, renovimi i Teatrit Shqiptar që ka filluar rreth 6 vjet më parë, ka shkelur të paktën 5 afate për përfundimin e punimeve. Tani, Aziri thotë se shiriti do të pritet brenda një muaji.

Për çështje teknike të njohura për opinionin kemi pasur disa shtyrje të afateve të caktuara për të marr fund kjo punë. Besoj që brenda muajit do të bëhet edhe pranimi teknik nga Ministria e Transportit dhe do të lëshohet në përdorim Teatri Shqiptar”-tha Valmir Aziri, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Ministri i Kulturës Hysni Ismaili, pati thënë se 11 aneks-marrëveshjet e shtuara gjatë këtyre viteve kanë rritur për rreth 1 milion euro koston e projektit fillestar. Kjo u vërtetua edhe nga revizioni i pavarur i paraardhësit të tij Asaf Ademi ku thuhej se personat e pakualifikuar i kanë udhëhequr procedurat e tenderimit, duke rritur koston e projektit në 10,6 milion euro. Raportin e posaçëm Ministria ia pati dorëzuar ish-Prokurorisë Speciale, e cila kishte hapur proces hetimor për projektin “Shkupi 2014”, në kuadër të të cilit ishte edhe rikonstruimi i Teatrit Shqiptar.

Edhe muzeu i Kongresit të alfabetit në Manastir mbetet në fazën e rikonstruimit. Aziri lavdërohet me fondet e BE-së se, duke thënë se falë 250 mijë eurove të tyre për nëntorin e ardhshëm do të jetë gati ky muze. Por, ky projekt ishte i promovuar ndër vite nga kuadrot e kësaj partie.

Aty ne gjetëm një situatë të pakëndshme, fillimisht ishte puna e shitoreve në katin e parë që e eliminuam si problem. Sot jemi në fazën finale dhe deri në fund të vitit, më saktë 22 nëntor do të jetë i gatshëm për përdorim”-pohoi Valmir Aziri, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës.

Teatri i Gostivarit u themelua pak kohë më parë, ndërsa në Teatrin e Tetovës ka përfunduar vetëm faza e parë e punimeve. Edhe ky projekt ka qenë pjesë e programeve parazgjedhore në disa cikle zgjedhore me radhë. Ndonëse u krijua Ansambli shtetëror i këngëve dhe valleve shqipe, ky institucion vazhdon të mbetet pa objekt. Aziri tha se të gjithë të punësuarit kanë vendime pune, por disa nga 50 pjesëtarët shprehin revoltë se ende mbeten me kontrata në vepër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…