Bayern Munich e ka filluar mbrojtjen e titullit me barazim 2-2 në Bundesliga, pasi Hertha Berlin i mori një pikë në Allianz Arena.
Ishi bavarezët ata që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Robert Lewandowski, pas asistimit që pranoi nga Sergej Gnabry në minutën e 24-të.
Por, Hertha u tregua mjaftë e vëmendshme në minutat në vazhdim, duke shënuar dy gola të shpejtë.