Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 27 vjeçarin M.M. nga Shkupi.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në lagjen e Aerodromit, të kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës dhe një materie pluhur.
Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngritët padi adekuate.