Pas Kërçovës dhe Velesit, policia kreu bastisje anti-drogë edhe në Tetovë dhe Gostivar.

Në Çajle të Gostivarit, në ora 23:35 policët kanë arrestuar G.S.(30) nga Gostivari dhe B.D.(22), B.D.(27) dhe B.D.(22) nga Çajlja, pasi janë kapur me marihuanë.

Që të tre janë mbajtur në Stacion Policor në Gostivar, bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21.

Bastisje mbrëmë është kryer edhe në dalje të Tetovës në hyrje të Shkupit, në afërsi të një objekti hotelerik.

Policët në këtë aksion kanë arrestuar E.A.(24) nga Kamjani i Tetovës dhe F.R.(25) nga Siniçani i Tetovës për shkak se gjatë kontrollit u është gjetur pluhur droge.

Pas dokumentimit të rasteve kundër pesë të arrestuarve do të shqiptohet kallëzim përkatës./TV21

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Asnjë vend në botë nuk ka strategji daljeje nga gjendja me koronavirus

Shumë vende evropiane po marrin masa gjithnjë e më shtrënguese, por BBC…

BE shtyn hapjen e kufijve, Ja kur mund të udhëtojmë lirisht në zonën Shengen

Behet e ditur nga burimet e sigurta se shtetasit shqiptarë dhe të…

Shkup, gruaja e palëvizshme ndërroi jetë pasi zjarri kaploi apartamentin

Një grua e palëvizshme, e sëmurë me kancer, ka ndërruar jetë pasi…

Filipçe: Komisioni rekomandon që ora policore gjatë vikendit të nis nga ora 19:00

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka…

Ish-zyrtarë republikanë, thirrje partisë për presion ndaj presidentit

Më shumë se 100 ish-zyrtarë republikanë të sigurisë kombëtare u kërkuan të…