Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Manastir janë arrestuar pesë persona ndërsa është kapur drogë në vlerë të përgjithshme prej 800.000 eurove, përcjell TV21. Policia njofton se droga e tipit marihuanë është gjetur në një fabrikë për prodhimin e vajit të kanabisit, të cilës i është marrë licenca për punë.

“Gjatë kontrollit të personit juridik, në njërën nga dhomat janë gjetur dy femra duke përpunuar dhe paketuar lule të thata kanabisi, ndërsa në dhomat e tjera të fabrikës është gjetur një sasi e madhe lulesh të thata kanabisi” tha zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Suzana Pranjiç Talevska.

Në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Manastir, droga e gjetur është paketuar në 67 thasë me peshë totale rreth 250 kilogramë. Pesë personat janë ndaluar në stacion dhe pas plotësimit të gjithë dokumentacionit do të bëhet kallëzim penal ndaj të gjithë personave të përfshirë në prodhimin e paligjshëm të lëndës narkotike mariihuanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

A do të anëtarësohet Finlanda në NATO?

Sot do t’i afrohemi shumë më tepër një përgjigjeje përfundimtare, pasi presidenti…

Shtëpia e Bardhë evakuohet pjesërisht pasi një dron hyn në zonën e ndaluar

Shtëpia e Bardhë u evakuua pjesërisht herët në mëngjes të mërkurën, pasi…

Escobar: Arritja e marrëveshjes, moment vizionar

I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka përshëndetur…

Scholz: Jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione kundër Rusisë

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka folur shkurt pas një takimi të liderëve…

Europol shkatërron bandën

Arrestohen 70 persona, lirohen nga tutela 206 të mitur Agjencia e Bashkimit…