12 shtëpi të ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.

Bastisjet janë kryer me urdhër të Gjykatës së Vranjës.

Kjo u konfirmua po ashtu edhe nga njëri prej ish-ushtarëve të UÇPMB-së, Nadir Sefedini.

“Po, janë thyer 12 objekte në Bujanovc dhe Zarbicë. Ngjarja ka ndodhur të hënën më 6 mars”, tha Sefedini për Klankosova.tv

Sefedini deklaroi se ai dhe familja e tij janë traumatizuar.

“Familjen e kam për momentin në Gjilan. Fëmijët nuk po guxojnë të shkojnë në Bujanovc”, jemi të traumatizuar”, tha ai.

Ai theksoi se bastisjes janë kryer nën preteksin e kërkimit të armëve.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe nënkryetari komunës së Bujanovcit, Shqiprim Musliu.

Ai i ka dërguar edhe një letër gjatë së mërkurës, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Përfaqësuesit politikë shqiptar të Luginës me deklaratë të përbashkët, kërkojnë të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian

Përfaqësuesit politikë dhe institucional të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, kanë dalë…

Pse kaq shumë ushtarë rusë po vdesin në Ukrainë?

Sipas Kievit, forcat ruse po humbasin më shumë trupa se në çdo…

Zelensky dënon vendimin e Perëndimit: I dhatë dritën jeshile Rusisë që të vazhdojë bombardimet

Presidenti ukrainas dënoi liderët perëndimorë për refuzimin e vazhdueshëm për të vendosur…

Kujdes: Një kroat kidnapon fëmijë në Maqedoni

Rrëmbimi i një fëmije 7-vjeçar nga fshati Goran i Mesem i Maqedonisë…

Sllovakia mund t’i dërgojë aeroplanë të prodhimit sovjetik Ukrainës

Sllovakia do të konsiderojë dërgimin e aeroplanëve luftarakë MiG-29 të prodhimit sovjetik…