BE-ja do të vendosë sanksione ndaj Kinës nëse armatos Rusinë, sipas një zyrtari të lartë të Bashkimit Evropian.

Kina ka mohuar se do të dërgojë armë në Rusi, por shqetësimet janë ngritur midis aleatëve perëndimorë të Ukrainës, duke përfshirë kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Ai paralajmëroi Pekinin në rast të ofrimit të një ndihme të tillë për Moskën, duke thënë se “mos i dorëzoni asnjë armë agresorit rus”.

Kina është partneri kryesor tregtar i Gjermanisë, por qëndrimet duket se po ndryshojnë brenda BE-së, raporton skynews.

Scholz dhe presidenti amerikan, Joe Biden pritet të diskutojnë sot rreth shtetit kinez dhe luftës ukrainase kur të takohen në Shtëpinë e Bardhë.

John Kirby, zëdhënës i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se SHBA-ja nuk ka parë ndonjë tregues se Kina ka marrë një vendim nëse do të dërgojë armë në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Lidhja Shqiptaro-Amerikane kërkon nga BE-ja dhe SHBA-ja t’i ndalin presionet ndaj Kurtit e Osmanit

Lidhja Qytetaro Shqiptaro-Amerikane përmes një deklarate për media, kanë shprehur shqetësimin e…

Engel: Të hetohet çdokush që ka kryer krime lufte në Kosovë, jo vetëm shqiptarët

Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i SHBA-së, të…

Në Dibër kryetari do të zgjidhet më 14 nëntor

Edhe pas votimit të sotëm të përsëritur në një vendvotim, qytetarët e…

Sullivan takon Zelenskyn: Vazhdojnë përpjekjet për të mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Amerikës, Jake Sullivan, është takuar me presidentin…

Vuçiq pas takimit me Peach: Formimi i Asociacionit çështje kyçe

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka takuar të dërguarin special të Mbretërisë së…