Vuçiç çon 5 mijë trupa në kufi me Kosovën

Një ditë pas të shtënave me armë më 25 Dhjetor, në afërsi të një patrulle të KFOR-it në Zubin Potok, ky mision ka paralajmëruar nisjen e hetimeve.

“Nuk ka të lënduar apo dëme materiale dhe po punohet për zbardhjen e të gjitha fakteve. Duke qenë se janë planifikuar takime ndërmjet të gjitha palëve, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë tensione dhe të përshkallëzojë situatën”.

Një takim u zhvillua këtë të hënë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti komandantit të KFOR it dhe shefit të EULEX it. Pas takimit në qeveri nuk ka pasur deklarata për media.

Nëpërmjet një komunikate qeveria ka njoftuar se në takim është diskutuar për gjendjen në veri dhe kanë ardhur në përfundim që duhet të rikthehet lëvizja e lire edhe në këtë pjesë të Kosovës dhe barrikadat të hiqen.

Gjatë së hënës situata në veri  të Kosovës dukej më e qetë. Por Serbia ka vënë në lëvizje ushtrinë e saj. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, i ka lëshuar urdhër shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, gjeneralit Milan Mojsiloviç, që të rritet numri i pjesëtarëve të njësive speciale të ushtrisë në 5000 në kufirin me Kosovën.

“Deri në fund të vitit 2023 numri i pjesëtarëve të njësive speciale në ushtri do të rritet. Ushtria serbe do të ketë 5000 ushtarë, nënoficerë dhe oficerë të trajnuar të pajisur me armë më moderne që janë të gatshëm të mbrojnë atdheun, dhe të kryejnë çdo detyrë në çdo kohë dhe në çdo pjesë të territorit tonë”.

Janë bërë 17 ditë që kur janë vendosur barrikadat në rrugët kryesore të veriut të Kosovës pas arrestimit të ish-policit serb Pantiç, i cili ndodhet në paraburgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“REKET”, dëshmojnë biznesmenët e zhvatur nga BOKI 13

Derisa Resul Lloga dhe Ardian Amzoski nga Drim Bilding, në Shkup sot…

Jep dorëheqje ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë 

Ministrja e Mbrojtjes e Gjermanisë, Christine Lambrecht, ka dhënë dorëheqje. Dorëheqja e…

SHBA paralajmëron zhvendosjen e trupave nga Gjermania në Poloni

I dërguari i Presidentit amerikan Donald Trump në Gjermani, tha të premten…

KFOR-i në vend të kamionëve në Ujman

Në vend të kamionëve në Ujman tashmë janë vendosur KFOR-i. Protestuesit po…

Këshilli i ambasadorëve kërkon anulim të zgjedhjeve, që të vazhdojnë reformat e nevojshme për BE-në

Shoqata për politikë ndërkombëtare “Këshilli i ambasadorëve” i falënderon liderët evropianë dhe…