Më shumë se 400 persona janë larguar nga Khersoni që nga Krishtlindjet, pas një rritje të intensitetit të bombardimeve të qytetit nga ushtria ruse.

Mes tyre janë edhe Elena dhe tre vajzat e saj, të cilat u larguan nga qyteti me tren, në një evakuim të lehtësuar nga qeveria ukrainase, shkruan BBC.

Nika, vajza 13-vjeçare e Elenës, bëri një formë zemre me të dyja duart, duke i dhënë lamtumirën shoqes së saj më të mirë Inna në hollin e stacionit të trenit Khersonit.

Pak çaste para nisjes ato u përqafuan dhe qanë. Inna puthi Asijen, qenushin e vogël të mbështjellë me një batanije të ngrohtë, të cilën Nika e mbante në krahë.

Vajzat nuk e dinë se kur mund të shihen përsëri. Familja e Nikës po largohet nga Khersoni, pa e ditur se ku do të përfundojnë.

Qëllimi i tyre i parë është të arrijnë në qytetin e Khmelnytskyi në perëndim të vendit, me shpresën për të marrë ndihmë atje. Ditët e fundit në Kherson ishin thjesht shumë për nënën e Nikës, Elenën.

“Përpara (forcat ruse) na bombardonin shtatë deri në dhjetë herë në ditë, tani është 70-80 herë, gjatë gjithë ditës. Është e tmerrshme. Unë e dua Ukrainën dhe qytetin tim të shtrenjtë. Por ne duhet të ikim”, tha Elena.

Qindra njerëz largohen vetëm dhe një kolonë e gjatë veturash po presin në pikën e kontrollit që të çon jashtë Khersonit.

Në kolonë ka shumë civilë të tmerruar. Njëra prej tyre është Irina Antonenko, e cila u përlot kur gazetarët e BBC iu afruan veturës së saj për të biseduar me të.

“Nuk po mundemi më. Granatimet janë kaq intensive. Ne qëndruam gjatë gjithë kësaj kohe dhe menduam se do të kalonim dhe do të ishim me fat. Por ata goditën shtëpinë ngjitur me tonën, dhe shtëpia e babait tim u granatua gjithashtu”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Alarmante: Katër të vdekur dhe 2110 raste të reja

Katër persona kanë vdekur dhe 2110 kanë rezultuar pozitiv nga COVID-19, nga…

Gjatë fundjavë do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, pa teste dhe karantinë

Gjatë fundjavës do të bisedohet për hapjen e tërësishme të kufijve, respektivisht…

Media italiane: Mungesa e njohjes – Kosova dhe Serbia pajtohen që të mos pajtohen për asgjë

Në Bruksel u mbajt takimi për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe…

Detaj që flet shumë mbi heroizmin e familjes Ukshini

Gjyshja e Sami Ukshinit – Komandant Sokolit i cili i u arrestua…

Një strukturë partiake e veshur në dimia grashë

/ EDITORIAL / BDI-ja, kjo “parti kombëtare”, pse nuk premton qoftë edhe…