Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit dhe pasgoditjet, në Turqinë jugore janë shkaktuar dëme prej mbi 34 miliardë dollarësh.

Kjo vlerë e dëmeve është e barasvlershme me 4 për qind të Bruto Produktit Vendor të Turqisë më 2021, tha Banka Botërore.

Sipas Bankës Botërore, në këtë shifër nuk është përfshirë edhe kostoja e rindërtimit, që llogaritet të jetë “dyfish më e madhe” sesa kjo vlerë.

Nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit – prej 7.8 dhe 7.5 ballësh – në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 50.000 persona dhe janë shembur mijëra ndërtesa.

Autoritetet në Turqi janë zotuar se do të rindërtojnë të gjitha shtëpitë brenda një viti, por ekspertët kanë paralajmëruar se shteti duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi sigurisë së ndërtesave sesa shpejtësisë së ndërtimit të tyre. /REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Serbia forcon bashkëpunimin me Rusinë, akuzohet për destabilizimin e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka njoftuar për një dërgesë të re…

Abdixhiku pritet nga Senatorja Republikane Joni Ernst

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në kuadër të vizitës së tij zyrtare…

Detaje nga vrasja në Gostivar

Gostivar, 18 Shtator – Mbrëmë në Gostivar, ashtu siç raportoi Gostivari Sot,…

Të shtëna në Kentucky – tre të vrarë dhe pesë të plagosur

Tre policë u vranë dhe pesë u plagosën në shtetin amerikan të…

BE-ja u kërkon vendeve anëtare të rimbushin rezervat e municionit

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është ankuar…