Shefi i Bankës Botërore: E vështirë të gjenden mënyra për të shmangur recesionin

Banka Botërore  ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të çojë në një recesion global. Shefi i këtij institucioni financiar, David Malpass, në një takim me bizneset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi se është e vështirë të gjenden mënyra për ta shmangur recesionin.

Sipas kreut të Bankës Botërore, nëse Rusia ndal furnizimet me gaz, kjo gjë mund të shkaktojë ngadalësim të ekonomisë në rajon. Ai ka deklaruar se çmimet e larta të energjisë  janë duke rënduar  gjithnjë e më shumë Gjermaninë, e cila përbën ekonominë më të madhe në Evropë dhe të katërtën në botë.

Sipas tij, edhe disa masat e rrepta anti-covid që ka ndërmarrë Kina  janë duke shtuar shqetësimet për situatën ekonomike. Malpass nëvizoi po ashtu se shtetet në zhvillim po përballen edhe me mungesë të ushqimit dhe energjisë.

Deklaratat e tij përbëjnë paralajmërimin e fundit se ekonomia botërore mund të tkurret.

“Ideja e dyfishimit të çmimeve të energjisë është e mjaftueshme për të shkaktuar një recesion në vetvete,”  -shprehet ai.

Muajin e kaluar, Banka Botërore uli parashikimin e saj për  rritjen ekonomike për këtë vit në botë me pothuajse 3.2%.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s: Reali, City dhe Chelsea do të përjashtohen nga Liga e Kampionëve të premten

Lajmi për formimin e Superligës Evropiane e ka shokuar botën e futbollit.…

Kusari-Lila: Për dialogun me Serbinë duhet unitet politik

Ushtruesja e detyrës së Kryesueses së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza…

Partitë drejt zgjedhjeve, të vetme apo në koalicione?

Shumica e partive politike në Kosovë, të cilat pritet të garojnë në…

Të shtëna me armë zjarri para selisë së një partie, thirret në polici banori nga Gostivari

Mbrëmë rreth orës 21:30 në Stacionin policor të Gostivarit, është thirrur personi…