Sipas Bankës Botërore, çmimet e mallrave këtë vit pritet të regjistrojnë rënien më të madhe që nga pandemia e koronavirusit COVID-19. Banka Botërore njoftoi se rënia e çmimeve pritet të sjellë pak lehtësim për afro 350 milionë njerëz në mbarë botën që përballen me pasiguri ushqimore.

Edhe pse çmimet e ushqimit këtë vit pritet të bien me 8 për qind, Banka Botërore theksoi se ato pritet të jenë në nivelin e dytë më të lartë që nga viti 1975, duke shtuar se deri në muajin shkurt të këtij viti inflacioni i çmimeve të ushqimit në baza vjetore ishte 20 për qind në nivel global, shifër më e lartë gjatë dy dekadave të fundit.

Shefi i zhvillimit ekonomik i Bankës Botërore, Indermit Gill, tha se rritja e çmimeve të ushqimit dhe energjisë pas pushtimit rus të Ukrainës ka ndodhur kryesisht për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike, dimrit të moderuar dhe rialokimeve në tregtinë e mallrave.

“Në terma real, çmimet e ushqimit do të mbeten në një nga nivelet më të larta të pesë dekadave të fundit. Qeveritë duhet të shmangin kufizimet tregtare dhe të mbrojnë qytetarët e tyre më të varfër duke përdorur programe me objektiv mbështetjen e të ardhurave në vend të kontrolleve të çmimeve”, tha Gill.

Banka Botërore gjithashtu tha se në përgjithësi këtë vit çmimet e mallrave pritet të bien me 21 për qind krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa çmimet e energjisë parashikohet të bien 26 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vladimir Putin po lufton me kancerin dhe sëmundjen e Parkinsonit, në muajin shkurt kishte bërë një operacion urgjent

Presidenti rus Vladimir Putin ka kancer si dhe simptoma të sëmundjes së…

Stoltenberg në Zagreb: Maqedonia e Veriut së shpejti do të bëhet anëtare e NATO-s

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg në konferencë për medie me…

Sërish kërcënime me bomba në disa shkolla në Shkup

Kërcënimet me bombë duket se nuk kanë fund. Sot (e hënë) herët…

Në Maqedoninë e Veriut do të kontrollohet prejardhja e pasurisë

Javën e ardhshme, një grup pune i ministrave do të paraqesë versionin…

Ukraina pritet ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Në Ukrainë do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, ka vendosur Këshilli i…