Fatkeqësisht, sot Bashkësia Fetare Islame në RMV është pasqyra më e shëmtuar e veprimit “human”! A ka më trishtim për një institucion islam i cili kujtohet vetëm një herë në vit që të veprojë duke ia shtrirë dorën “humane” të varfërit dhe jetimit, ashtu siç na porositë i Madhi Zot

Nga Afrim Tahiri

Allahu mëshirëplotë e krijoi njeriun që të jetë në çdo sjellje të tij, në çdo gjykim e veprim – në mënyë të pandërperë të jetë bamirës. Njeriu duhet të jetë bamirës, nëse do që të duhet prej Krijuesit të vet, sepse është urdhër i Fuqiplotit “…do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit…” (El Bekare: 83); sepse është kërkesë e prerë e Krijuesit të çdo gjëje në Tokë e në Univers, “Bëhuni bamirës, sepse vërtet Allahu i do bamirësit.” (El Bekare: 195)!
Bamirësia, a është urdhëruar vetëm për njeriun apo edhe për institucionet që drejtohen prej njerëzve, sidomos për ato institucione që kanë marrur mbi vete misionin e zhvillimit të islamit si dhe të praktikimit të mësimeve islame në raport me njeriun, krijesën më të dashur të Zotit Fuqiplotë! Çka flet e përditshmja jonë!

“Institucioni humanitar” i shpifur

A duhet që të shpërfaqemi si të devotshëm vetëm një muaj në vit? A duhet t’i përkushtohemi lutjeve dhe ibadeteve vetëm një muaj në vit? A duhet që të merremi me humanitet e bamirësi vetëm një muaj në vit – gjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit? Njeriu mundohet të kryej ndonjë vepër bamirësie sipas mundësive që i ka. Por ai kërkon që të organizohet, të jetë më i motivuar, të jetë i cytur dhe gjithë jetës në aktivitete bamirësie. Pra, njeriu kërkon që në vepër bamirësie të drejtohet nga një institucion, asociacion, organ fetar islam, i cili, nuk do të jetë zbatues sezonal i porosisë së Allahut xh.sh. “…të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit…” , sepse, kategoria e jetimëve dhe të varfërve nuk “mbijnë” vetëm për Ramazan, por ata bashkëjetojnë me ne në çdo sekond, përjetë!
Fatkeqësisht, sot Bashkësia Fetare Islame në RMV është pasqyra më e shëmtuar e veprimit “human”! A ka më trishtim për një institucion islam i cili kujtohet vetëm një herë në vit që të veprojë për ta përjetuar dashurinë e Allahut Mëshirëplotë (“Allahu i do bamirësit”)! Nënshkruhen marrëveshje me “produksione” të ndryshme humanitare të tipit “shporta e Ramazanit” apo, mezi presin të bëhen servis për shpërndarje të ndihmave të donuara një herë në vit, ekskluzivisht gjatë Ramazanit, për t’i përvetësuar meritat që sigurojnë emrin “institucion humaniar”! Pa dyshim, fitri dhe zeqati të cilin e japin myslimanët e vendit në BFI, është ndihmesë e pakompensueshme në zhvillimin e jetës fetare islame në vend si dhe për mirëmbajtjen e institucioneve arsimore të BFI-së? BFI-ja zhvillon edhe aksione të tjera fetare që gjenerojnë të ardhura dhe që kontribuojnë në buxhetin vjetor të këtij Institucioni! Janë kurbanët, lëkurat, është haxhi, të hyrat nga vakëfi, është anëtarësia, janë kontributet e ndryshme vullnetare të myslimanëve të vendit. BFI-ja si institucion serioz, kompetent dhe i nënshtruar të punojë vetëm sipas urdhërave të Zotit Fuqipotë duhet që, nga këto të hyra të hartojë buxhetin, të caktojë zërat e buxhetit dhe, teprica e të hollave t’i kthehet si bamirësi të varfërve, të pamundërve, skamnorëve, jetimëve dhe atyre që janë në nevojë!

BFI sot nuk e ka besimin e partnerëve si institucion humanitar

BFI-ja duhet të ketë objektet e veta dedikuar magazinimit të produkteve të ndryshme për bamirësi! Ky Institucion duhet të ketë magazet e veta dhe të jenë gjithnjë plotë. Duhet të ketë magazet e veta frigoriferike për ruajtjen e mishit dhe të produktev që nuk i rezistojnë kohëve me diell e të ngrohta. Në këtë aspekt, duhet të ketë edhe fermat dhe fermerët e vet që do të përkujdesen për ruatjen dhe rritjen e bagëtisë sipas Standardit Hallall.
Bashkësisë Islame nuk i duhet një “organizatë humanitare”-individ! Një “drejtor” që do të tallet me trembëdhjetë myftinj duke i përdorur si plaf që do t’ia mbulojnë matrapazllëqet e tij në emër të “bamirësisë islame”!
Aktivitetet humanitare duhet të drejtohen dhe të kryhen nga një organizatë gjigante, si në organizim ashtu edhe në staf. A mund të quhet “organizatë” një individ, i cili nuk ka as bord, as kuvend dhe kurrfarë organi të “organizatës humanitare” para të cilit do të raportonte mbi punën vjetore në bamirësi institucionale!
Fatkeqësisht, sot BFI-ja nuk ka fytyrë që të trokasë në dyert e bisnesit, të fabrikave, të bujqëve, për të kërkuar produkte, donacione, për t’i maganizuar si rezervë me qëllim që të jetë çdo ditë dorë e zgjatur për të gjithë ata që janë në nevoë. Nuk ka strategji si të bëhet promotor i bamirësisë dhe të jetë çdo ditë të lume në shërbim të të varfërve dhe jetimëve, ashtu siç porositë Krijuesi Mëshirëplotë. BFI-së i duhet databazi i vet në të cilin do t’i kishte të evidentuar të gjitha partnerët, produktet rezervë, por edhe kategoritë e nevojtarëve për bamirësi, në tërë vendin, madje edhe jasht, duke synuar që të jetë qendër bamirësie që aktivitetin e vet e shtrinë përtej vendit, në rajon.

BFI-ja pa stoqe rezervë të ndihmave humanitare si një trup pa shpirt

Një sektor për bamirësi pran BFI-së, do t’i mbikëqyrte punët e bamirësisë të organizatës humanitare por edhe të menaxhimit të ndihmave humanitare, me më së paku dy komisione, do të ishte një hap serioze i BFI-së në bamirësi. Komisionet kontaktuese, një për brenda dhe një për jasht, do të duhej të ishin me njerëz të përzgjedhur dhe, pa dyshim, skajshmërisht të devotshëm, me personalitete plotë autoritet e integritet të pacënueshëm dhe të përulur para secilit subjekt e person human në vend dhe jasht vendit. Puna e tyre e përditshme do të ishte mbajtja në kontak e subjekteve që kanë mundësinë dhe vullnetin e donimit të produkteve të ndryshme, apo edhe të mjeteve financiare për humanitet të përditshëm. Natyrisht, mbushja e magazeve dhe shpërndarja e tyre në kohë e në vend, do të ishte e vështirë pa shtrirjen e një bashkëpunimi me çdo organizatë e me çdo grup të organizuar e të sinqertë që përpiqen të bëjnë aktivitete humane.
Në Maqedoninë e Veriut janë me dhjetra shoqata e organizata humanitare, të cilat, me punën e tyre të sinqerë dhe me përkushtimin që kanë, ia dalin që të zhvllojnë shumëfishë më tepër humanitet se sa krejt Institucioi i BFI-së! Kjo është skandaloze por, shumë e vërtetë!

Në rrafshin e humanitetit BFI duhet të veprojë gjithnjë me partnerë humanë

Bashkësia Fetare Islame këto organizata humanitare nuk duhet t’i shikojë si konkurrencë por si partnerë të denjë për shtrirjen e humanitetit. BFI-ja duhet të ketë vazhdimisht thirrje për projekte që konsistojnë në shpërndarje të ndihmave humanitare dhe, t’i furnizojë të gjitha organizatat humanitare dhe subjektet e ndryshëm të kësaj kategorie që veprojnë në vend dhe më gjërë.
Është jo logjike që sot, një organizatë humanitare në vend, të ketë kapacitete humanitare, njerëz e ndihma dhjetëfish më shumë se sa vetë BFI-ja! Natyrisht, për të qenë problemi edhe më skandaloz, shoqatat e pavarura arrijnë të krijojnë besim, arrijnë të gjejnë partnerë si donatorë humanistë, arrijnë t’i gjejnë dyert hapur nëpër botën islame ndërsa BFI-ja, si institucion shekullor, të përvjelë mëngët për shpërndarje të ndihmave të donuara një herë në vit! Kjo, mbi të gjitha, flet se, Bashkësia Fetare Islame ka humbur besimin tek humanistët e botës islame, nuk kundrohet si organizatë serioze dhe se, raportet e dërguara nga vendi ynë tek ata flasin për keqpqërdorime flagrante, për përvetësime, madje edhe për shitje të ndihmave të donuara për shpërndarje përmes “organizatës humanitare” të BFI-së, flasin për keqpërdorimin dhe keqmenaxhimin në ç’gjë përfshihen madje edhe organe të BFI-së.
Kjo do të jetë ajo reformë e domosdoshme, e thellë dhe gjithëpërfshirëse, së cilës, edhe në rrafshin e bamirësisë do t’i nënshtrohet Institucioni i BFI-së në një të ardhme shumë të afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Nuk ka shtet të qetë pa reforma në BFI! Nuk ka reforma në BFI pa largimin e Shaqir Fetait

Në një nga shkrimet e fundit premtova se do të dëshmoj publikisht…

Hallaçi: Pasojat e një deklerate të dhënë në mbështetje të armikut

Nuk ka dyshim se kjo dekleratë e Menduh Thaçit, atëkoh nënkryetar i…

Umberto Eco dhe mësimet e jetës së një mjeshtri të jashtëzakonshëm

Të flasësh për të dhe tërësinë e tij është e vështirë, ndoshta…