Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës ka nxitur reagimin edhe të avokates së njohur, Artene Iseni, e cila po mbron disa nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Ajo përmes një postimi në profilin e saj në facebook ka komentuar qëndrimet e fundit të kandidatit për kryeministër të Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti për hetim ndërkombëtar për këtë rast.
“Kërkesa e Kryeministrit të ardhshëm të Republikës së Kosovës z. Albin Kurti, që të bëhet hetim ndërkombëtarë është një ndër obligimet dhe prioritetet e kësaj Qeverie. Vetëm me ekspert dhe hetues të pandikuar nga interesat e atyre që inskenuan dhe realizuan ngjarjen e Kumanovës mund të kënaqet drejtësia dhe djemtë tanë të lirohen tërësisht nga akuza e Terrorizmit. Forca e re shpresa e re”, nënvizoi avokatja Iseni.
Lideri i VV-së dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së fundit në Shkup përvec prioriteteve për bashkëpunim dhe projekte me interes të përbashkët, me kryeministrin Zoran Zaev ka biseduar edhe për rastin e Kumanovës. Deputeti dhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri në intervistën në Pressing në T7 ka thënë se Kurti ka kërkuar nga Zaev hetim për këtë rast.
“Zotri Kurti ka kërkuar hetim ndërkombëtarë për rastin e Kumanovës. Ia ka kërkuar Zaevit, nuk e di a është mirë që e them, por atë ditë që ishte në takim i kërkoi kryeministrit tonë”, theksoi Zekiri. Hetimi ndërkombëtar më parë ishte theksuar edhe nga vetë Zaev, ministri i brendshëm Oliver Spasovski, ndërsa ky rast ka qenë edhe nën thjerrzën e ish-Prokurorisë speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kundër vaksinimit, policia kanadeze arreston protestuesit në Otavë

OTAVË, Ontario – Policia filloi arrestimet dhe largimin e automjeteve të premten në…

Ukraina shemb monumentin që simbolizon miqësinë me Rusinë

Një monument i kohës sovjetike që simbolizon miqësinë midis Rusisë dhe Ukrainës…

Britania e Madhe do të kërkojë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Mbretëria e Bashkuar do të bëjë thirrje për sanksione më të ashpra…

NATO: Bllokimi i lundrimit, pjesë e praktikave destabilizuese të Moskës

NATO-ja e akuzon Rusinë se po acaron tensionet, duke i cilësuar si…

Rrahje në Gostivar, policia qetëson situatën me të shtëna në ajër

Në Gostivar pas mesnate ka pasur rrahje mes dy grupeve, ndërsa përleshja…