Avokati mbrojtës Naser Raufi theksoi për INA se prokurorja Fatime Fetai sot në fjalën përfundimtare në bazë të ligjit për procedurë penale nuk ka të drejt t’i propozoj dënimet siç bëri sot.

“Fatime Fetai në bazë të ligjiy për procedurë penale nuk ka të drejt ti propozoj dënimet siç bëri sot. Me ate që e liroj nga akuza Samiun deshmoi që dëshmitari i koduar nuk e ka tregue të vërtetën, që do të thotë se edhe për të tjerët ka gënjyer. Fatime Fetai fare nuk e përmendi (nuk i konvenon) aktgjykimin e Gjykatës Supreme, cila thotë se nuk ka dëshmi. Obligim i Prokurorisë është të jap dëshmi shtesë, e jo të akuzës”, theksoi për INA, avokati Raufi.

Sipas tij, ata si palë e mbrojtjes kanë dëshmuar falsifikimin e analizës së dheut.

Ai bëri me dije se fjalën përfundimtare do ta ketë më 3 shkurt,ku do të sqaroj shumë punë.

Prokurorja Fatime Fetai sot në fjalën përfundimtare për rastin “Monstra” kërkoi burgim të përjetshëm për Alil Demirin, Afrim Ismailoviqin dhe Agim Ismailoviqin. Për Haki Azirin dhe Fejzi Azirin kërkoi që të dënohen njëri me 9 dhe tjetri me 15 vite burg si ndihmës në këtë vepër.

Alil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, ishin dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Gjykata Supreme më 24 nëntor të vitit 2017 solli vendim që lënda “Monstra” të shkojë në rigjykim, ndërkaq të dënuarit dhe të akuzuarit të lirohen nga burgu por nën masa të veçanta kujdesi.

Momentalisht, në arrati gjenden edhe dy të akuzuarit Afrim Ismailoviq dhe Alil Demiri.

Pesë të rinj maqedonas më 12 prill 2012 u eliminuan në Liqenin e Smilkovës në periferi të Shkup, me ç’rast për këtë vepër u ngarkuan pesë shqiptarët nga Shkupi, të cilët u dënuan me burgim të përjetshëm. Por Gjykata Supreme në vitin 2017 rikheu në rigjykim rastin pas dyshimeve dhe provave të palës mbrojtëse për montim.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Buja: “Panda” u inskenua nga serbët, për të justifikuar maskarat

Ramë Buja, asokohe në anëtar i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, thotë…

Shënohen viktima nga përmbytjet në Spanjë

Pas një numri rekord zjarresh në verë, Spanja është shndërruar në vendin…

Namazi i teravive në Qabe gjatë Ramazanit do të falet pa praninë e xhematit

Kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdulaziz Al ash-Sheikh, më 17 prill njoftoi se…

Luftime intensive në rrugët e Severodonetsk

Forcat ruse në qytetin kyç të Severodonetsk ‘nuk kanë bërë përparime në…