Siç është raportuar nga mediet e huaja, sulmet me raketa kanë goditur objektivat ukrainase gjatë gjithë ditës.

Autoritetet lokale në Kharkiv, Odesa dhe Poltava kanë raportuar sulme nga raketat ruse.

Një civile 28-vjeçare u vra kur bombardimet e rënda goditën shtëpinë e saj në Korobochkyne, raporton administrata ushtarake rajonale e Kharkiv.

Agjencia e lajmeve Interfax-Ukrainë raporton se një raketë lundrimi u rrëzua në rajonin e Poltava-s.

Por një tjetër raketë goditi një strukturë infrastrukturore në Karlivka (në rajonin e Poltava-s), duke shkaktuar zjarr dhe dëmtime në ndërtesat aty pranë. Askush nuk u vra dhe askush nuk u plagos, raporton agjencia.

Ndërkohë, rajoni përreth Odesa-s u godit nga granatimet më herët gjatë ditës dhe vetë qyteti është goditur nga raketat.

Imazhet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë tymin e zi mbi qytetin e Odesës – nuk dihet nëse ka viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Presidentja e Komisionit Europian zbulon deri kur do të vazhdojë izolimi për shkak të koronavirusit

“Personat e moshuar mund të duhet të qëndrojnë të izoluar deri në…

Ministria britanike e Mbrojtjes: Ushtria ruse dukshëm më e dobët pas sulmeve ndaj Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimin e saj…

Osmani takohet me Vitinë: Do të sigurohen vaksinat për qytetarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia,…

MPB: Përdorimi dhe shitja e mjeteve piroteknike është e rrezikshme dhe e dënueshme

Ministria e Brendshme njofton opinionin se këtë vit po zhvillon një fushatë…

Kurti për vizitë zyrtare në Vjenë, pritet nga kancelari austriak

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do të qëndrojë për një vizitë zyrtare…