Të paktën 19 nxënës nga mosha 7 deri në 10-vjeç dhe dy të rritur janë vrarë, kur një 18-vjeçar shtiu me armë në një shkollë fillore në Teksas, kanë njoftuar autoritetet lokale të këtij shteti amerikan.

Në këtë sulm është vrarë edhe sulmuesi, që gjithashtu ishte nxënës i shkollës ku kreu sulmin, që pa ndihmën e dikujt tjetër filloi të qëllojë me armë nga njëra klasë në tjetër, transmeton Telegrafi.

Guvernatori Greg Abott ka precizuar se në mesin e të vrarëve është edhe një arsimtar, raporton Associated Press.

Një mik i klasës së vrasësit Salvador Raomos që dje vrau 19 fëmijë dhe dy të rritur në Uvalde, rreth 150 kilometra nga San Antonio, ka thënë se Ramosi i kishte dërguar fotografi të armëve dhe municionit pak çaste para se të fillonte sulmin.

Miku i tij që nuk deshi ta zbulojë identitetin, theksoi se në njëfarë forme ka qenë i “afërt” me Ramosin, dhe se kohë pas kohe mbante kontakte me të – në veçanti kur luanin Xbox.

“Më dërgonte kohë pas kohe mesazhe – e disa orë para sulmit më dërgoi fotografi të armëve që i përdorte. Kishte një çantë plotë municion. E pyeta: Vëlla, çfarë të duhen këto?, por më tha: Mos u brengos për këtë. Vazhdonte të më dërgonte mesazhe të llojit: Tani po dukem krejt ndryshe, nuk do të më njihje”, tha miku i Ramosit, raporton CNN.

Ai shtoi se Ramosin e kishin përqeshur fëmijët e tjerë për shkak të rrobave që i vishte dhe gjendjes së rëndë financiare që e kishte familja e tij – e kohëve të fundit kishte filluar të mungojë shumë në mësim.

“Filloi të mos vinte në shkollë, dhe në një moment pothuajse u zhduk. Mezi që është dukur dy ditët e fundit”, shtoi miku i sulmuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Konferenca e Sigurisë, Kurti dhe Gërvalla udhëtojnë sot drejt Mynihut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot udhëton për në Mynih të Gjermanisë…

Osmani shpërndan sloganin e saj: E ardhmja u takon atyre që guxojnë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shpërndarë sërish në rrjetin…

Bastisje edhe në Tetovë dhe Gostivar, 5 të arrestuar!

Pas Kërçovës dhe Velesit, policia kreu bastisje anti-drogë edhe në Tetovë dhe…

Pse po krahasohet fitorja e Talibanëve në Kabul me rënien e Saigon?

Ndërsa SHBA vazhdon tërheqjen e saj nga kryeqyteti afgan, mediat sociale janë…

Të shtëna me armë jashtë spitalit, një i vdekur

Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër u plagos pas disa…