Nusret Pllana, autor i librave për krimet serbe në Kosovë, ka deklaruar se nëse Kosova do ta padiste Serbinë më herët, sot nuk do ta kishim fare krijimin e Gjykatës Speciale.

Ai po ashtu u shpreh se vetëm me faktet që posedon ai, Shteti i Serbisë mund të dënohet minimumi për 100 vjet dhe se duhet të paguajë minimumin prej 148 miliardë eurosh për dëme materiale që i ka shkaktuar Kosovës.

“Është e pakuptueshme se si shqiptarët kanë rënë në gjumë qe 22 vjet rresht, duke e pasur veç këtë libër që është ribotuar shtatë herë dhe është promovuar në qendrat evropiane e botërore ka mjaftuar që të fillojë aktakuza për gjenocid”.

“Veç ajo çka unë dhe vëllai i Luljeta Shalës posedojmë si dëshmi, mjafton që Serbia të dënohet jo 100 vjet, por njëmijë minimumi. Duhet veç të na thërrasin dhe me vepru”.

“Edhe në kohë të mesjetës po të ishte bërë ky gjenocid, ka qenë shumë e rëndë, e jo në fund të shekullit të 20-të në zemër të Evropës”.

“Gjaku nuk bëhet ujë kurrë, krimi nuk vjetrohet kurrë. Vonesat padyshim na kushtojnë se po t’i deponohej Serbisë aktakuza në kohë, nuk do të kishte ardhur në shprehje krijimi i Gjykatës Speciale për krime të supozuara, e krime të vërteta ja ku janë”, ka deklaruar Plana duke iu referuar librit te tij që përmban fakte e dëshmi për krimet serbe të kryera në Kosovë.

“Këtë libër e kam bëre me ekip, dhe veç ky libër ka 45 profesorë të shkencave që më kanë ndihmuar ta finalizoj”, përfundoi Pllana./Klan Kosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Borrell: Zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor është në interesin tonë strategjik

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep…

Më 19 gusht, Dritan Abazoviq mund të shkarkohet nga posti i kryeministrit të Malit të Zi

Më 19 gusht është caktuar seanca e Kuvendit të Malit të Zi…

Sela: Bullgaria ende ka pretendime territoriale! Nxënësit shqiptarë në Maqedoni mësojnë histori të rrejshme

Bullgaria ende ka pretendime territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut, thotë kreu i…

Mbi 2.3 milionë të infektuar në botë/ Besueshmëria e medias në kohën e Covid-19

Edhe disa javë pas ndërprerjes së papritur të jetës prapë të shoqëron…

SHBA-ja po mbledh prova për krimet e luftës në Ukrainë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka akuzuar Rusinë për kryerjen e krimeve të…