Pesë persona janë lënduar kur një minibus që transportonte emigrantë sirianë u përplas në një postbllok policie, thanë zyrtarët bullgarë.

Automjeti, me 12 migrantë të dyshuar, nuk u ndal në një pikë kontrolli pranë Sofjes të martën dhe më vonë u përplas me një makinë policie, shkruan Euronews.

Një polic 51-vjeçar pësoi lëndime të rënda në kokë në incident, tha Ministria e Brendshme bullgare, si dhe një emigrant 20-vjeçar ka pësuar gjithashtu një dëmtim në kokë, ndërsa tre pasagjerë të tjerë në bordin e minibusit janë shtruar në spital.

Policia thotë se drejtuesi bullgar i mjetit është i njohur për ta dhe drejtonte pa leje.

Incidenti vjen vetëm disa muaj pasi dy policë bullgarë u vranë kur u përplasën nga një autobus që transportonte emigrantë.

Në fillim të këtij muaji, një polic 30-vjeçar u vra gjithashtu nga të shtënat me armë zjarri teksa patrullonte pranë kufirit me Turqinë.

Ministria e Brendshme e Bullgarisë ka bërë thirrje që kontrabandistët e emigrantëve të përballen me dënime më të ashpra se gjobat, në mes të një rritjeje të kalimeve të emigrantëve.

Që nga janari, Bullgaria ka arrestuar 14 mijë e 427 emigrantë të paligjshëm, krahasuar me 8 mijë e 254 në të gjithë vitin 2021, sipas ministrisë së brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Filipçe qetëson: Për momentin, nuk planifikohen restrikcione!

“Në këtë situatë dhe gjatë periudhës që vijon nuk planifikojmë asnjëlloj restrikcioni…

12 të infektuar dhe 1 viktimë nga Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit janë evidentuar 12 raste të reja pozitive…

Suedia në krye të OSBE-së, Linde-Ramës: Morët vendime të rëndësishme

Suedia nga data 1 janar 2021 ka marrë drejtimin e OSBE-në, për…

Biden: Do të përgjigjemi shpejt nëse rusët aneksojnë territoret ukrainase

Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët dhe partnerët perëndimor për…

Kievi thotë se forcat e saj po mbahen në betejën ‘djallëzore’ të Bakhmutit

Kievi tha të hënën se trupat e saj po mbahen ende në…