Autobusi i djegur në Bullgari nuk u regjistrua në doganë gjatë kalimit të kufirit. Kështu njoftojnë mediat e Maqedonisë së Veriut, në të cilat shkruhet se gjatë kalimit në doganë janë regjistruar vetëm pasagjerët e autobusit.

Ka qenë kontrolli i brendshëm i Drejtorisë Doganore që ka konstatuar këtë, ndërsa janë vendosur edhe masat ndëshkuese që do të merren. Dy punonjësit që kanë qenë në detyrë gjatë asaj dite do të marrin pezullim nga puna, kurse për shefin e tyre është përcaktuar një gjobë.

“Për automjetin me targa SK 0284 BA të transportuesit BESA Trans nga Shkupi, në periudhën prej datës 15.10.2020 deri më 11.11.2021, Drejtoria Doganore ka regjistruar disa vendkalime nëpër vendkalimet kufitare: GCI Deve Bair, GCI Blace, GCI. Kafasa GCI Dellçevo, për lloje të ndryshme të transportit, përfshirë evidencën e numrit të Ekstraktit nga Licenca për kryerjen e transportit publik në komunikacionin rrugor ndërkombëtar – transport pa pagesë të udhëtarëve. Autenticiteti i këtyre dokumenteve të bashkangjitura do të kontrollohet shtesë nga transportuesi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Doganore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Dorëzohet Beogradi, caktohen katër komuna në Serbi, ku do të votojnë serbët e Kosovës

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi ka vendosur sonte që votuesit nga…

Kryeministri Kurti takon ministrin për Agrikulturë të Gjermanisë, flasin për bashkëpunim në bujqësi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e…

Këto janë disa nga marrëveshjet Kosovë – Shqipëri që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive të premten

Të premten e 26 nëntorit në Elbasan pritet të mbahet mbledhja e…

Labinot Tahiri ndan dy mijë euro për të helmuarit në Deçan

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka ndarë dy mijë euro për…