LAJME / KOSOVË

Austria e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schalenberg, ka mirëpritur kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kreu i diplomacisë austriake theksoi se situata aktuale politike duhet të përdoret për të siguruar një model të qëndrueshëm të jetës në Evropë.

“Duhet të sigurohet që momenti gjeopolitik i shkaktuar nga lufta e agresionit rus të mos mbetet një moment tronditjeje, por që të përdoret për të siguruar dhe pohuar mënyrën e jetesës perëndimore në terma afatgjatë”, thuhet në njoftimin e ministrisë austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.

“Prandaj, ministri i Jashtëm, Schallenberg, u shpreh qartë në favor të pranimit të anëtarëve të rinj dhe përshëndeti kërkesën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të dorëzuar nga Republika e Kosovës më 12 maj 2022”, thuhet në njoftimin e zyrës austriake.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani takoi administratoren e USAID-it, konfirmohet mbështetja për Kosovën

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me administratoren e USAID-it, Samantha Power, të…

Ministrja e Jashtme gjermane viziton papritur Ukrainën

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, ka mbërritur në Ukrainë në një…

Arrestohet Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18 vjeçares M.O, është…

Mes mosmarrëveshjeve, diplomatët amerikanë, kinezë dhe rusë bëjnë thirrje për bashkëpunim

Kryediplomatët e Shteteve të Bashkuara, Kinës dhe Rusisë bënë thirrje të premten…

Blinken thotë se SHBA është e shqetësuar se Rusia mund të ‘përpiqet të ripërsërit’ pushtimin e Ukrainës si në vitin 2014

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha të mërkurën se SHBA-të janë…