Shtatë ditë janë bërë që kur Rusia filloi invazionin e plotë të Ukrainës, por mbetet akoma e paqartë sesa dëme të mëdha ka pësuar ushtria e Vladimir Putinit.

Qeveria ukrainase tha sot se 5.840 ushtarë rusë janë vrarë në luftimet me forcat ukrainase.

E Rusia lëre që nuk po e pranon humbjen që e ka pësuar qysh në ditën e katërt, por edhe po i fsheh shifrat e ushtarëve të vrarë apo makinerisë së shkatërruar ushtarake.

Por video dhe fotografi të ndryshme të shkrepura nga vija e frontit, tregojnë se forcat ruse kanë pësuar një debakël në terren.

E një audio-incizim i siguruar nga Kyiv Independent, është një dëshmi shtesë që mbështet këto pretendime të qeverisë ukrainase, ku dëgjohet një grua duke folur për pjesëtarët e brigadës së motorizuar ruse, që kanë qenë në vijën e parë të frontit në Ukrainë.

Ajo pranon se dhjetëra ushtarë rusë janë vrarë në aksione ushtarake në afërsi të qytetit Chernihiv, si rezultat i rezistencës së paparë ukrainase.

Kyiv Independent ka siguruar audio-incizimin përmes Whatsapp, ku një grua nga Aleysk i Rusisë rreth 3.500 kilometra larg Kievit,  flet për brigadën e 35-të të motorizuar të ushtrisë ruse.

Gruaja e paemëruar dëgjohet duke thënë se siç miqtë në një grup në WhatsApp, i kanë treguar se brigada e tankeve është shkatërruar plotësisht në Ukrainë.

Në veçanti ajo përmend sesi vetëm 18 ushtarë nga 150 sa ishin në atë njësi kanë shpëtuar gjallë – pasi u goditën rëndë nga trupat ukrainase.

Madje pranon se ishte dëshmitare kur arritën 45 kufoma, që ishin kryesisht ushtarë të rinj. E disa prej të vrarëve ishin fqinjë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Ekspertët: Koronavirusi arrin kulmin brenda një jave

Epidemia e pneumonisë virale që tashmë ka shkaktuar më shumë se 100…

Kelmendi: Hashim Thaçi e kishte ak uzuar Ali Ahmetin për vr asjen e Luan Haradinajt dhe Zahir Pajazitit

Ibrahim Kelmendi, ish udhëheqës i Lëvizjes Popullore të Kosovës, vazhdon të zbulojë…

Ekskluzive: Kjo është marrëveshja e koalicionit mes LDK-së dhe Listës Serbe (DOKUMENT)

Avdullah Hoti sot ka marrë besimin e 61 deputetëve për ta drejtuar…

Mediat serbe: Vuçiq hodhi poshtë propozimin e BE-së, nuk do t’i vendos sanksione Rusisë

Anëtarët e Qeverisë së Serbisë, në seancën e djeshme ku mori pjesë…

MPB: Si pasojë e Covid-19, brenda 24 orëve janë izoluar 790 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit…