Një vrasje e tipit mafioz ka ndodhur në mesnatën mes të shtunës dhe të dielës në Athinë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Metamorfozis, ku viktimë mbeti një ish-boksier i AEK.

Njollat e gjakut në rrugë pas vrasjes

Kundër viktimës u qëllua 6 herë, por vetëm tre plumba depërtuan mbi trupin e tij dhe e lanë të vdekur në vend.

Sipas mediave greke ai është ndjekur nga dy persona që lëviznin me motor dhe ishin të maskuar dhe e kanë qëlluar pranë një restoranti.

Viktima nuk është një emër i panjohur policinë greke, pasi ish-boksieri ka qenë i përfshirë disa herë në ngjarje kriminale.

https://www.youtube.com/embed/MxB5nmyy6ss

Në vitin 2007 ish-boksieri është akuzuar për dhunim të një personi dhe për rrëmbim dhe vitet e fundit dyshohet se është marrë me aktivitet kriminal./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rama: Zgjedhjet mbahen edhe pa opozitën

Kryeministri, Edi Rama tha se socialistët do të zhvillojnë zgjedhjet vendore të…

Stoltenberg: Kurrë nuk është vonë që Rusia të ndalet së përgatituri për luftë në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se kurrë nuk…

Petkov për propozimin francez: Shkup tani ka zgjidhje për të ardhmen e saj

Kryeministri bullgar i dorëhequr Kiril Petkov sot ka deklaruar se do të…

Aksioni në Kumanovë, në mesin e të arrestuarve edhe policë dhe zyrtarë shtetëror

Në aksionin e sotëm në Kumanovë kundër një grupi që merrej me…

Rusët dënojnë me vdekje dy britanikë dhe një maroken të kapur në Ukrainë

Dy britanikë dhe një maroken të kapur nga forcat ruse në Ukrainë…