Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës zyrtare në Austri ka thënë se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të adresohet në planin franko-gjerman, por në frymën e kushtetutës, ajo s’lejon asociacion njëetnik.

Kurti tha se shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, po insiston që plani franko-gjerman të quhet propozim i BE-së, i mbështetur nga Gjermania e Franca, dhe sipas tij, tani janë në një moment kur po flasin për marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve.

“Më 9 shtator e kemi pranuar këtë propozim dhe besoj se është bazë e mirë ky propozim për të vazhduar tutje”.

“Pra, jemi në një moment kur flasim për një marrëveshje për normalizim të plot të marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë e aty edhe çështja e asociacionit mund të adresohet, megjithatë sipas Kushtetutës së Kosovës, e cila i ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe, në frymën e saj nuk lejon asociacion njëetnik”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se në fjalinë e parë të Planit të Ahistarit thuhet se Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike.

“Pra, asociacioni njëetnik nuk është në frymën e atij plani ose kushtetutës sonë”, u shpreh Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Ida” lë pas dëme të konsiderueshme

4 viktima. Uragani po përparon, por po e humb fuqinë Këto janë…

ASh-ja deklarohet për Rezolutën e VMRO-DPMNE-së për Bullgarinë

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët është deklaruar për Rezolutën e VMRO-DPMNE-së për…

Gashi: Lutjet tona janë për Turqinë

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm në…

“Amnesty International”: Sulmet e Izraelit kundër civilëve janë krime lufte

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International – AI) shprehu “shqetësim të thellë”…

Osmani për targat: Në luftën kundër bandave, presim përkrahjen e BE-së dhe SHBA-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për çështjen e targave duke…