Delegacioni i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës sot e kanë takuar kryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo vizitë u bë për të parë nga afër situatën pas vërshimeve nga të reshurat dhe për t’u solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.

“Po ashtu, delegacioni i Bordit të AKK-së me këtë rast shprehu solidarizim me gjitha zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Skenderajt, Istogut, Mitrovicës, Klinës, Podujevës dhe zonat tjera të cilat u prekën nga të reshurat e shiut”.

“Bordi i AKK-së ka kërkuar që qeveria duhet t’u mundësojë lomunave një fond emergjent, pasi që vërshimet nuk janë problemi i vetëm, pasi gjatë vitit komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi tjera natyrore”.

“Prandaj, bordi kërkon që fondin emergjent ta menaxhojnë komunat për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre. Në këtë takim janë diskutuar edhe mundësitë tjera të bashkëpunimit mes Komunave edhe në rastet e fatkeqësive natyrore”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Qyteti i alfabetit pa shkolla shqipe

Sot, më 14 nëntor, janë mbushur 112 vjet që kur në Manastir…

Escobar pas takimit me Vuçiq: Pres vazhdim dinamik dhe konstruktiv të dialogut

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor,…

Lajçak takohet me Kurtin, flasin për hapat e ardhshëm

I dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, këtë të…

Çmimi i benzinës lirohet për 6,5 denarë, i naftës për 9 denarë

Komisioni Rregullator i Energjetikës në mledhjen e sotme ka marrë vendim që…

Rusia kërkon qëndrim zyrtar nga Serbia për armët serbe në Ukrainë

Serbia është akuzuar për shitje të armëve në Ukrainë, ku bëhet fjalë…