Shaqir Fetai, instalacioni i shërbimeve antiislame në krye të BFI-së, jo vetëm që është i pashoq në prishuninë e tij, jo vetëm që është shpirtzi e intrigant por, na del të jetë edhe tallës i paparë. Tallet me kë të mundet, ku t’i jepet mundësia ai tallet, ai përqesh, përgojon, sakaq personaitetet me integritet mundohet t’i vë në lojë. Me të tilla zezona kënaqet Shaqir Fetai. Kjo është edukata, kjo është kultura, ky është njerzillëku i tij

Nga Naim Ramadani

Në FB-un e vet, Shaqir Fetai poston një informatë përplot me budallakira, madje që në titull: “VIZITË  E Z. NASER ALIMIT NGA TURQIA ME PREJARDHJE NGA JAKRENOVA E PRILEPIT”! A është lexuar ndonjëherë titull më idiotik në një informatë? Kush është ky farë z. Naser Alimi? A mos është ndonjë kryetar organizate botërore, ndonjë president a kryeministër që me doemos duhet t’i theksohet emri që në titull! Qenka nga Jakrenova? Po pse a e di Shaqir Fetai se ku është Jakrenova? Ka qenë ndonjëherë? E ka vizituar?

Z. Alimi na qenka bisnesmen dhe filantrop i dallueshëm në Turqi, paska kontribuar në ndërdimin e disa xhamive. Paska donuar edhe ndërtimin e xhamisë në Jakrenovë! Zoti e shpërbleftë me të gjitha të mirat e Tij!

Por ama të bëhet lajm se ka ardhur dhe e ka vizituar një të panjohur, te i cili pastaj është rrëfyer se çfarë bisnesmeni është, me çka merret dhe çka është në gjendje të bëjë, kjo i vie (sipas informatës së publikuar nga Shaqir Fetai) që ka ardhur te dikush prej të cilit kërkon “koncesion”, kërkon terren  e fushëveprim për bisnesin e vet, sepse, ja që po kontriboka edhe për ndërtimin e xhamive! Tani Shaqir Fetai na bën lajm mbi bisnesin e tij në faqen zyrtare të BFI-së!

Jo vetëm kaq, por, Shaqir Fetai shfrytëzon rastin dhe mysafirit i këkon të inicojë diçka që do t’i shkonte në të mirë të Shaqir Fetahut: të inicojë një tubim me shqiptarët e Turqisë, të shkonte ky atje dhe, të gjithë ata të çmalleshin me vendlindjen. Pra, shih Shaqir Fetahun e çmallur me vendlindjen! Të mblidhen diku në Stamboll, të njihen në mes vete, ta njohin edhe Shaqir Fetain sepse vetëm kështu ata do të çmalleshin me venndlindjet e tyre prej ka janë dëbuar për në Turqi. E kush i dëboi? Natyrisht, UDB-ja, Stanko Dragoviqat e Shaqir Fetait!

Shaqir Fetai gjithnjë e më shumë po e ndjenë veten si një lider me famë botërore, po mendon se, meqë e kanë pranuar myslimanët e Maqedonisë së Veriut, të Bullgarisë si dhe të Vinteturit, do ta pranojnë edhe ata të Stambollit. Madje, Stambolli është vend i bekuar prej nga shpërthejnë liderët me famë botërore, si Rexhep Taip Eerdogani! Shaqir Fetait i është rrasur mendja se edhe ky mund të shpërthejë në Stamboll, madje t’ia tejkalojë Erdoganit, vetëm i duhet dikush, si puna  z. Alimit, që t’ia organizojë tubimin e t’i mbledhë të gjithë ata shqiptarë të migruar gjithandjej Turqisë, të cilët, pastaj, e kanë shumë të lehtë të mblidhen sapo të dëgjojnë se në tubim do të prezantojë Shaqir Fetai – të gjithë do të turren pas tij që të çmallen me atdheun! Funjda, Erdogani nuk ia ka dalur që deri më sot në shesh të Stambllit të tubojë më shumë se dy milion militantë të tij, kurse Shaqir Fetai mendon se mund t’i tubojë 5-6 milion shqiptarë sa janë nëpër Turqi. Gjakovari thotë: “Hajt bac t’u rritë mendja”!

A ka më cinizëm se kjo? A ka më intrigë dhe më idiotësi se kjo e Shaqir Fetait! Po pse Shaqir Fetai nuk e organizon një tubim të shqiptarëve nga Turqia mu në mes të Shkupit, dhe këta pastaj, pasi të mrekullohen me paraqitjen e Shaqir “shpëtimtarit”, të shkojnë secili në vendlindje dhe të çmallen me vendin e me njerëzit e tyre. Kjo po që ka logjikë, por ama, të kërkojë Shaqir Fetai të tubohen shqiptarët në Stamboll dhe ta presin “shpëtimtarin” dhe “çmallësin”, Shaqir Fetahun, përmes të cilit do ta shuajnë mallin për atdhe, kjo vërtet që është përtej racionales, është përtej logjikës, përtej normales, të cilën mund ta ëndërrojë vetëm faqeziu, vetëm i kompleksuari kokë e këmbë, Shaqir Fetai.

Dhe, meqë Presidenti turk është lider botëror dhe nga kjo pozitë e ka gjithë komoditetin e vet për të shprehur brengën shtetërore për turqit që janë shpërngulur dhe veprojnë në Perëndim, edhe Shaqir Fetai shpreson ta përsërisë këtë sukses kur thotë: “BFI do të tregonte kujdesin ndaj bashkatdhetarëve të cilët për shkaqe të ndryshme janë shpërngulur në Turqi”! Jo për shkaqe të ndryshme o Shaqir Fetai por, shkurt e shqip, për shkaqe politike dhe të skenareve të UDB-së (aty ku ke hëngër bukë edhe ti) këta shqiptarë janë shpërngulur në masë të konsiderueshme nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, nga Mali i Zi dhe nga Lugina e Preshevës që nga Nishi e Prokuplja për në viset e ndryshme të Turqisë. Mos e amnisto UDB-në, as veten mos e ngrit në “lider”, sepse tradhëtarët kurrë në jetë nuk kanë bërë karrierë!

Le ta gjejë Shaqir Fetai vetëm një tradhëtarë që ka bërë karrierë e pastaj do ta quajmë “reis”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Sjellja dhe përmbajtja protokolare e hipokritit

Shaqir Fetai ka humbur pusullën, atij i duhet urgjentisht pushimi pensional! Ai…

Shaqir Fetai si pejgamberët e Zotit ndaj të cilëve qenka shpikur shumë!!! (6)

(Në ditën e Fitër Bajramit, si rekapitulim të “aktiviteteve” gjatë Ramazanit, Shaqir…

Dezorganizim, diletantizëm apo sabotim

Lidhur me një dokument të lëshuar nga bashkësia “fetare” e Shaqir Fetait,…

Medet për kalorësin që i varen këmbët

Që kur u instalua Shaqir Fetai në krye të BFI-së, ky farë…