Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa duke u munduar që ta fuqizojë votën shqiptare, si koalicion që mbron interesat shqiptare ka vendosur që të tërhiqet nga gara në komunat ku rrezikohet përçarja e votës. Kështu duke marrë parasysh rrethanat specifike të komunës së Kërçovës kemi vendosur që të tërheqim kandidatin tonë nga gara në këtë komunë.

Gjithashtu, duke parë mundësinë që komuna e Çashkës për herë të parë të udhëhiqet nga një shqiptar, ne si koalicion vendosëm që të mos garojmë me kandidat në Çashkë dhe të përkrahim kandidatin e vetëm shqiptar edhe pse ai vjen nga radhët e oponentëve tanë politikë.

Por, përderisa ne kujdesemi për fatin e Kërçovës dhe Çashkës, njëherit shprehim shqetësimin për rrezikun që i kanoset një komune tjetër, asaj të Bërvenicës.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Bërvenicë pati disa kandidatë shqiptarë dhe me qëllim që të mos përçajë edhe më tej votën, Aleanca për Shqiptarët vendosi që të mos kandidojë për kryetar komune. Në po ato zgjedhje, në listat për këshilltarë, Aleanca doli parti e parë shqiptare.

Në zgjedhjet e vitit 2020, opozita Aleanca-Alternativa përsëri fitoi bindshëm në Bërvenicë, me një dallim të madh nga BDI e cila doli e dyta.

Në disa cikle zgjedhore Aleanca dëshmohet si parti më e fuqishme në Bërvenicë dhe e tillë është edhe kësaj radhe.

Në këtë komunë problematik paraqitet fakti që përveç kandidatit të opozitës shqiptare, në garë janë edhe katër kandidatë tjerë shqiptarë nga radhët e pushtetit. Duke përçarë votën, ekziston mundësia që në rrethin e dytë të shkojnë vetëm kandidatët e VMRO-së dhe SDSM-së.

Për këtë shkak dhe me qëllim të ruajtjes së Bërvenicës, apelojmë tek partitë e pushtetit të tërheqin kandidatët e tyre, në të njëjtën mënyrë siç kemi bërë ne si koalicion në Kërçovë dhe Çashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Spasovski: Mijallkov nuk u largua fare nga Shkupi

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se Sasho Mijallkov nuk është larguar…

Pas kualifikimit në Botëror, futbollistët serbë veshin fanella me mbishkrime nacionaliste dhe Kosovën e bëjnë Serbi

Pas kualifikimit në Botëror, futbollistët serbë festojnë me mesazhe politiko-nacionaliste Përfaqësuesja e…

Aziri: Të hënë e dorëzojmë propozim ligjin për shtetësi

Deputeti i koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, Elmi Aziri, ka deklaruar se të…

Falsifikimi i fotografisë së shqiptares nga Kosova, Sherife Luta – propaganda ruse e paraqet si viktimë serbe

Ishte një prej refugjatëve që u përndoqën nga forcat serbe gjatë luftës…

Çudia e së shtunës| Daçiq thotë se Clinton dhe Albright “gënjyen se serbët kryen masakra e vranë civilë”

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Dacic ka thënë se presidenti Bill…