Ndaj masave të fundit të Qeverisë ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët. Ilire Dauti nga kjo parti kërkoi që Qeveria të mos krijojë konfuzion tek të punësuarit dhe komuniteti i biznesit, por të qaset me sinqeritet dhe të ofrojë masa me të cilat punëtori do të jetë i mbrojtur. Masat e reja sipas Aleancës për Shqiptarët që arsyetojnë largimin nga puna në këtë gjendje krize, do të kenë ndikim mbi rritjen e numrit të të larguarve nga puna, në ndërkohë që papunësia në sektorin privat ka arritur 40%./Alsat/

“Derisa qeveria qahet se buxheti shtetëror nuk ka para të mjaftueshme dhe nga i cili ka ndarë vetëm 0.2% për menaxhim me krizën, po kjo qeveri për darkat dhe drekat e veta dhe të funksionarëve të saj pikërisht në kohë të virusit ka ndarë nga buxheti shtetëror më shumë se 60 mijë euro! Ky skandal tregon qartazi se qeveria ka për qëllim të ngop barkun e vet, derisa len të uritur mijëra të tjerë. Deri tani çdo masë e qeverisë aspak nuk i ka ndihmuar qytetarët, e as nuk i ka bërë të ndjehen më të sigurt, ndërsa nga ana tjetër shteti vazhdimisht futet në kredi me çka rrezikon borxhi publik të jetë më i larti në 10 vitet e fundit. Masat e reja që arsyetojnë largimin nga puna në këtë gjendje krize, do të kenë ndikim mbi rritjen e numrit të të larguarve nga puna, në ndërkohë që papunësia në sektorin privat ka arritur 40%- deklaroi Ilire Dauti, Aleanca për Shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…