Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev për koalicionin parazgjedhor të opozitës.

“Friika dhe pa*niku nga humbja në këto zgjedhje e kanë detyruar kryeministrin Zoran Zaev, partnerin e Sasho Mijallkovit dhe Katica Janevës, që të merret më shumë me opozitën dhe vendimet tona. I bëjmë me dije se ne nuk jemi BDI dhe nuk mund ai të na dirigjojë as veprimet politike dhe as kandidaturat ose bashkëpunimet. Këtë ia dëshmuam kur br*aktisëm Qeverinë për shkak të këtyre parimeve dhe e dijmë se kjo është dhimbja më e madhe e tij. Për sa i takon logjikës dhe përmbajtjes së bashkëpunimeve, e pyesim publikisht Zaevin:

Ku e gjeti logjikën të bëjë koalicion dhe ta emërojë ministër “pacientin” që vetë e de*noncoi?
Ku e gjen logjikën të mbështesë përsëri Ramiz Merkon për të cilin një herë ju kërkoi falje struganëve që e ka mbështetur, pasi e cilësonte si mafia urbane dhe shk*atërrues të Liqenit?
Ku e gjen logjikën ta mbështesë përsëri Blerim Bexhetin i cili kurdiste gjykatës dhe prokuror nga defteri i Mijallkovit dhe vetë e ak*uzon se po e shkatërron Treskën?

Ku e gjen logjikën ta mbështesë përsëri Teuta Arifin, kryetaren më të dobët në historinë e Tetovës?
Ku e gjen logjikën ta mbështesë Nevzat Bejtën, humbësin serik të cilin gostivarasit tri herë e kanë dënuar me vote?
Ku gjen logjikë ta mbështesë Visar Ganiun, i cili bashkë me Shilegovin ndërtojnë mure që e ndajnë qytetin në dysh, ndërkohë që e kanë gojën plot me shoqëri për të gjithë? Në veprimet dhe deklaratat tuaja ka vetëm një logjikë, kr*imi, ko*rrupsioni dhe ruajtja e kulluqeve që të shpëtoni nga drejtësia. Por, të gjithave ju ka ardhur fundi”, thonë nga ASh-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…