A do të ketë sërish rivotim në Dibër, pasi që Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë dorëzuar në KSHZ pesë ankesa që sipas tyre ka ndodhur parregullësi gjatë raundit të dytë të votimeve më 14 nëntor.

Nga shtabi i kandidatit Bekim Pocesta theksojnë për INA se ka pasur shumë shkelje dhe se gjitha ato kanë bazë dhe dëshmi për parregullësi.

Kandidati Pocesta akuzoi BDI-në për përfshirje të strukturave të qeverisë në procesin zgjedhorë, për shkelje të shumta të procesit të votimit.

“Pas dy fitoreve të pastra, edhe në raundin e parë edhe në rivotim, sigurisht që nuk e prisnim këtë zhvillim, duke pasur parasysh vërsuljen e gjithë Qeverisë me gjithë strukturat e veta, na len të dyshojmë se nga arritën ata t’i shtojnë kaq shumë votat e tyre“, ka thënë Pocesta.

Kundërkandidati Hekuran Duka i BDI-së shpalli fitoren me një diferencë prej vetëm 136 votave.

Por nga ASH-AAA presin se ankesat mund të ndryshojnë rezultatin zgjedhor në Dibër.(INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shumica e pacientëve me COVID-19 në Kujdes Intensiv të Brazilit janë të moshës 40 vjeç ose më të ri

Sipas një raporti të ri, shpërthimi i rritur i rasteve me COVID-19…

Edhe një skandal tjetër i BIK’ut, mishin e kurbanit e shpërndajnë me vetura që i bartin kufomat

Prerja dhe shpërndarja e mishit nga BIK për festën e Kurban Bajramit…

Kina shikon reformat për të thelluar kontrollin e Xi Jinping

Xi Jinping do të thellojë kontrollin e tij mbi qeverinë dhe ekonominë…

Monitorimi i aktivitetit ushtarak rus, NATO dërgon avionë në Rumani

NATO do të vendosë avionë vëzhgimi të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit…

Autoritetet në tre rajone të Ukrainës raportojnë për sulme ruse

Siç është raportuar nga mediet e huaja, sulmet me raketa kanë goditur…