Aleanca për Shqiptarët deri tek Prokuroria Themelore Shkup, ka dorëzuar video materialin hulumtues për objektin “Titanik” që e publikoi IRL. Bujare Abazi nga ASH thotë se Prokuroria Publike nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe është bërë krejtësisht e verbër para një objekti që banorëve të Çairit ua zë edhe diellin.

“Ne sot jemi këtu për ti dorëzuar prokurorisë video materialin në USB edhe pse prokuroria duhej të reagonte pas publikimit të skandalit. Por kjo prokurori si edhe shumë institucione të tjera duket që nuk ka kohë të merret me skandalet e pushtetit, pasi është e zënë duke ndjekur vetëm qytetarë të pafuqishëm politikisht dhe ata që nuk janë në një linjë me pushtetin. Sidoqoftë ne do t’ua dorëzojmë materialin për t’ua marrë argumentin e fundit se nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk do të dorëzohemi nga lufta për drejtësi edhe përkundër zhgënjimit nga këto institucione”, thotë Abazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…