Asambleja e Përgjithshme e NATO-s e ka miratuar një rezolutë që e njeh Rusinë si “shtetit terrorist”.

Rezoluta u miratua nga 30 anëtarët e kësaj asambleje.

Aty u mbështetën në plotni propozimet e delegacionit të Ukrainës.

Kështu ka deklaruar kreu i delegacionit Tehor Cherniev.

Cherniev tha se kjo rezolutë po ashtu bën thirrje për krijimin e një gjykate të posaçme ndërkombëtare për agresionin rus në Ukrainë.

“Një gjykatë e tillë do të bëjë të mundur dënimin jo vetëm të autorëve të drejtpërdrejtë të krimeve të luftës, por edhe të udhëheqjes së lartë ruse,” tha ai.

“Rezoluta e emërton Rusinë si kërcënimin më të menjëhershëm për sigurinë euroatlantike”, kështu ka deklaruar Tomas Valasek, kreu i delegacionit sllovak në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Aty theksohet qartë se shteti i Rusisë, nën regjimin e saj aktual, është terrorist”, shtoi ai.

Rezoluta e miratuar thekson se Rusia ka shkelur marrëveshjet e saj me Aleancën, prandaj dispozita që kufizon vijën e frontit të trupave është “e pavlefshme”.

Dokumenti përfshin gjithashtu kërkesat e Ukrainës për të rritur ndihmën ushtarake, zhvillimin e hapave konkretë në lidhje me pranimin e Ukrainës në NATO dhe krijimin e një mekanizmi për kërkuar kompensime për dëmet nga Rusia për dëmet e shkaktuara.

Rezoluta do t’u dërgohet qeverive dhe parlamenteve të të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, kishte miratuar një rezolutë më 14 nëntor që thotë se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljet e ligjit ndërkombëtar gjatë luftës së saj në Ukrainë dhe të paguajë dëmshpërblime të luftës.

Sipas votimit, 94 vende votuan pro masës, 14 vende, përfshirë Kinën dhe Iranin, votuan kundër, ndërsa rreth 73 vende abstenuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky thotë se është i gatshëm, që nga sot me rusët të fillojë shkëmbin e ushtarëve të zënë rob  

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm për shkëmbim…

Shqetësim në SHBA/ Rënia më e thellë e lindshmërisë në 42 vjet

Një raport i publikuar të mërkurën tregon se niveli i lindjeve në…

PDK pranon letrën e Kurtit, nuk dihet nëse Hoxhaj do t’i përgjigjet pozitivisht

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka folur për letrën…

Mediat ruse: Koronavirusin e hodhën britanikët

Pas shumë debatesh se kush e shpiku koronavirusin pasi prentendohet se është…

Çdo kërcënim ndaj krerëve shtetërorë duhet marrë seriozisht, vlerëson eksperti i sigurisë

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë…