Luftimet në lindje të Ukrainës çdo ditë e më shumë po intensifikohen, ku të dyja palët raportojnë për shumë të vdekur dhe të plagosur.

Në anën tjetër, rusët ato pak qytete që kishin arritur t’i marrin nën kontroll me fillimin e luftës në Ukrainë, pothuajse çdo ditë janë duke i braktisur për shkak të mungesës së municionit, personelit ushtarak, por edhe humbjeve të mëdha.

Brigada e 92-të e këmbësorisë ukrainase gjatë 10 marsit ka arritur të realizojë një operacion kundër forcave ruse në Luhansk, duke bërë që shumë ushtarë të Putinit ta pësojnë me jetë.

Madje ukrainasit publikuan edhe pamjet kur gjatë një sulmi godasin depon e municionit të rusëve, që si pasojë vjen deri te një shpërthim tejet i fuqishëm.

Në një zonë malore, rusët kishin ndërtuar një depo brenda të cilës mbanin municionin, por atë e kishin lokalizuar ukrainasit përmes dronit dhe më pas këto koordinata ua kishin dërguar njësive artilerike që e goditën menjëherë.

Goditja në fillim nuk ishte edhe aq e madhe por sasia e madhe e municionit që gjendej brenda, bëri që të ngritet në qiell një top i madh i zjarrtë, ku nga ky shpërthim humbën jetën shumë ushtarë rusë që gjendeshin rreth saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pink: Vuçiqi informon partinë për dorëheqje, shkak “presionet” e Perëndimit për Kosovën

Presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandar Vuçiq u tha bashkëpunëtorëve…

Bastisje në Shkup, arrestohet një person

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme…

Filipçe: Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sugjeron orë policore gjatë vikendit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçenë konferencën e sotme për shtyp tha se…

Sulm terrorist në një xhami në Oslo

Një sulm me armë ka ndodhur sot në një xhami në Oslo…

Si u dëbuan shqiptarët nga Manastiri

Nga Fërgim Demiri / Në Vilajetin e Manastirit ka jetuar një numër…